• |
ide | kryesore

OKB publikon raportin: Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës

-Instant, Lajme, Planet



Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të martën se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit gjatë konfliktit prej gati nëntë-muajsh, duke përmendur prova për përdorimin e goditjeve elektrike, shkruan The Guardian.

Sipas informacioneve, ekipi monitorues i OKB-së me bazë në Ukrainë bazoi gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte ukrainas dhe rusë. Intervistat me të burgosurit ukrainas të luftës u kryen pas lirimit të tyre, pasi Rusia nuk lejoi aksesin në vendet e paraburgimit.

Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ka mohuar torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve të luftës.

Kievi nga ana tjetër ka deklaurar se ka në dorë të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe do të hetojë çdo shkelje dhe do të marrë të gjitha veprimet e duhura ligjore.

OHCER ka përditësuar shifrat e viktimave, sipas të cilës 6,557 janë vrarë dhe 10,074 janë plagosur. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë bombardimet nga sistemet raketore, raketat dhe sulmet ajrore.

OHCHR beson se shifrat aktuale janë më të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *