• |
ide | kryesore

Porti i Durrësit, Dash Shehi: Aferë dhe propagandë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komenton aferën korruptive të Portit të Durrësit. Ai deklaroi se nuk kemi të bëjmë me strategji as politike dhe as ekonomike, por kemi të bëjmë me një aferë.

Për të lëvizur portin më kryesor të Shqipërisë, është temë shumë e madhe dhe strategjike për ekonominë e Shqipërisë. Kur do bëhet porti i ri? Unë këto pyetje bëra. Sa kohë do të dojë, sa do të kushtojë, teknikisht sa është e mundur?

Unë nuk do isha kundër portit të ri, por pasi të zgjidhim këto tematika e lirojmë portin e Durrësit. Të behet një garë e hapur. A do bëhet vërtetë një zonë pallatesh? Apartamente, pallate, hotele.

Porti në ato dimensione që thonë ato nuk bën më shumë se 40 milionë. Pjesa tjetër është pjesë pallatesh, si ndërtohet në Tiranë, si ndërtohet atje. Do japin tokën shtetërore.”-tha Shehi.

Shehi shtoi se qeveria e ka kohën e mjaftueshme dhe dashamirësinë e deputetëve të saj dhe të opozitës po deshi të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë.

“A ka interes Shqipëria për këtë? Në interes të kujt është? A është kjo zgjidhja më e mirë. Krijohen precedentë duke thyer ligjet e rregullat e shtetit shqiptar, hiqen taksat për disa gjëra, kemi vënë disa privilegje, do japin pasaporta, çfarë janë këto punë?”-tha Shehi.

Shehi ngriti shqetësimin se do sjellin punëtor nga Bangladeshi dhe kështu do dëmtohet tregu i punës ndërsa shtoi se qeveria bën propagandë.

“Një tjetër që dua të them, këta kanë thënë se do punojnë 12 mijë vetë. Ne nuk i kemi 12 mijë vetë. Kjo tregohet për mburrje. Njerëz që sipas traditës së Dubait, Katarit, vende që nuk i njohin të drejtat e njeriut.

Punojnë bangladeshas e indianë për 200 dollarë. Ato do sjellin këta. Nuk i bëjnë nder tregut të punës, por i bëjnë dëm, konkurrencë e pandershme.

Një punëtor shqiptar do konfrontohet me atë që pranon të punojë për 300 euro për kompanitë e huaja. Kjo, bonus punësimi po e quaj, nuk është e vërtetë. Por propagandë.”-tha Shehi për Syri Tv.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *