• |
ide | kryesore

‘Rama në krye të aferës në Durrës’/ Meta: Rrezikohet të mbetemi pa port mallrash

Arkiva
ilir meta për aferës së Durrësit



Ish kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se në krye të aferës së portit të Durrësit është Edi Rama. Meta u shpreh se për këtë aferë disponon fakte. Ai shtoi se është kafshatë shumë e madhe dhe do u ngec në fyt duke paralajmëruar kështu pasoja.

“Pa asnjë diskutim, kështu thatë për inceneratorët ju kur nxora letra. Është Rama aty dhe aty do përgjigjet Rama. Zhvillimet do jenë shumë të shpejta dhe këtë e tregon nxitimi i Ramës. Edhe për një pallat jep shpjegim e jo për portin e Durrësit. Është kafshatë e madhe do u ngeci në fyt.

Në krye të kësaj aferës është Edi Rama. Sepse është ai shkelës i kushtetutës dhe ligjeve dhe është mashtruesi i opinionit publik për të fshehur këtë projekt mafioz. Kjo është e qartë dhe fakte të tjera do dalin në vazhdim. Ai është mësuar që në çdo projekt fut pjesë nga opozita por përgjegjësia është tij, firma dhe mashtrimet janë të tij. Kjo është përgjegjësi penale e padiskutueshme sepse bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme të Shqipërisë. Jemi bashkuar iniciativës së deputeteve dhe partisë demokratike për të ngritur padi në Kushtetuese. Pra, për ndërtuesit që sjell Edi Rama dhe i favorizon në mënyrë të paligjshëm, ndërsa për ndërtuesit e tjerë në Durrës kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Padyshim ne do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e këtij projekti mafioz. Rrezikon që Shqipëria për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash. “- tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *