• |
ide | kryesore

Regina Hall, prezantuese në Oscars 2023

-Instant, Paparazzi, Slider



Regina Hall ka zbuluar së fundmi se do të bashkëprezantojë me Jimmi Kimmel , Oscars 2023. Aktorja zbuloi lajmin për Entertainment Tonight dhe foli rreth ngjarjes së përfolur këtë vit në event.

“Ne do të sigurohemi që Jimmy  të mos lëndohet në skenë dhe askush të mos dalë nga publiku”, u shpreh Regina referuar shuplakës së Will. Mendoj se do të jetë një shfaqje argëtuese. Jam e emocionuar të shikojë se çfarë do të bëjë.” Gjatë transmetimit të 27 marsit, Smith doli në skenë dhe goditi Rock. Situata ndodhi pas një shakaje të bërë nga komediani për flokët e Jada Pinkett Smith. (Aktorja jeton me alopeci.)

Will i kërkoi falje Rock-ut në një deklaratë në Instagram të nesërmen, përpara se të postonte një video falje  më 29 korrik. “Unë kam kontaktuar me Chris. Por, mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë,” tha aktori. “Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme. Unë jam këtu sa herë që të jesh gati për të folur.”Rock nuk ka komentuar zyrtarisht , por i është referuar shuplakës në skenë në disa ndalesa të turneut të tij të fundit të komedisë. Një ditë pas shuplakës, Kimmel reagoi ndaj këtij momenti në Jimmy Kimmel Live.

“Ky ishte versioni i Hollivudit i xhaxhait tuaj të dehur që prishi dasmën dhe më pas u jep një dolli nuses dhe dhëndrit,” tha me shaka Kimmel. “Por Chris Rock, e trajtoi aq mirë. Ai as nuk u tërhoq kur Will e goditi. Unë do të kisha qarë.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *