• |
ide | kryesore

Video/ Inatin e intervistës së CR7, Bruno Fernandes e nxjerr te Portugalia: përshëndetja e ftohtë bëhet virale

-Instant, Sport, Video
Bruno Fernandes



Kupa e Botës në Katar, po afron me shpejtësi dhe të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse po bëhen gati për kompeticionin. Megjithatë, në çdo grumbullim, lojtarët marrin me vete tensionet dhe problemet e klubeve të tyre. Situata e Cristiano Ronaldo te Manchester United nuk mund të mos shkaktojë nervozizëm edhe te Portugalia. Shtrëngimi i ftohtë i duarve mes CR7 dhe Bruno Fernandes, shokë skuadre te United, është prova më e qartë.

Thyerja totale mes Cristiano Ronaldo dhe Manchester United duket se është shtrirë edhe në grumbullimin luzitan. Përshëndetja mes CR7 dhe Bruno Fernandes, ishte në fakt shumë më e ftohtë nga sa pritej. Intervista shumë e ashpër e dhënë nga 5-herë fituesi i Topit të Artë, duket se ka ndikuar negativisht te mesfushori. Bruno Fernandes njihet si mik i madh i Ronaldo, por sic duket këtë herë ka vendosur të mbajë anën e klubit.

Një video e publikuar nga kanalet e rrjeteve sociale të kombëtares portugeze tregon ardhjen e 26 lojtarëve të thirrur nga trajneri Fernando Santos. Pikërisht aty Bruno Fernandes shihet duke kaluar pranë CR7 duke vendosur një dorë në krahun e tij. Në atë moment, Ronaldo i zgjati dorën Fernandes, i cili pas një reflektimi prej një sekonde të shkurtër, por të pafund në ndjesi, iu përgjigj përshëndetjes duke i thënë diçka bashkatdhetarit të tij më të famshëm. Vështrimi i CR7 është elokuent, i befasuar qartë nga ftohtësia e përshëndetjes që sapo mori.

Videoja, e cila u bë virale në internet, ishte objekt i shumë diskutimeve. Pjesa më e madhe e tifozëve morën anën e Bruno Fernandes, natyrisht ata të United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *