• |
ide | kryesore

Video/ “Nuk jam i frikësuar thjesht kam respekt për Italinë”: Berisha motivon kuqezinjtë

-Instant, Sport
Berisha



“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për në, sidomos pas ndeshjeve jo të mira që kemi bërë në Nations League. Kjo është një mundësi për të treguar vlerat tona. Duke njohur ekipin e Italisë do të mundohemi të bëjmë një ndeshje shumë të fortë pasi kemi kualitetet e duhura”. Etrit Berisha, një nga të shumtët kuqezi që luan në Itali, e ka një ndeshje speciale miqësoren e të mëkurës. Portieri i Torinos kërkon një shans për të lënë pas momentin jo të mirë në nivel performance të kombëtares.

Si një kapiten, Berisha nuk bën lojëra fjalësh dhe pranon gabimet e mëparshme, duke motivuar kuqezinjtë: “Mentaliteti na ndëshkon, kur kemi ekipe që janë njësoj ose më poshtë se ne. Atëherë ne humbim përqëndrimin, ndërsa kur kemi ekipe më të forta luajmë dhe më mirë. Besoj kemi mësuar nga gabimet tona – tha portieri -. Shpresoj të paraqitemi sa më mirë, të mos lejojmë gabime pasi Italia ka ekip shumë të mirë. Nuk jam i frikësuar thjesht kam respekt për Italinë, pasi shquhet për lojë teknike. Në Europian janë dalluar të gjithë, do përgatisim lojën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lexo më tej: Video/ Mbërrin Broja e Abazaj, Atalanta nuk lejon Gjimshitin: Reja ndryshon listën për shkak dëmtimesh

LOJTARËT E SUPERIORES

Në fund edhe një fjalë për pesë lojtarët e Superiores që kanë kompletuar grupin kuqezi: “Nuk është se i njoh të gjithë të rinjtë që kam parë. I kam parë në një stërvitje apo dy që kemi bërë këto ditë. Jam i sigurt që janë lojtarë me cilësi, mendoj se mund të jenë të gatshëm për t’u promovuar edhe në të ndeshjet e ardhshme. Trajneri ka bërë mirë që ka ftuar këto lojtarë pasi i ka parë në ndeshjet e fundit”, tha Berisha. Portieri ka folur edhe për të ardhmen te Torino, ku duket i mbyllur, aq sa ka pranuar se po mendon largimin në fund të sezonit.

https://www.youtube.com/watch?v=BhqVNgxzSQ8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *