• |
ide | kryesore

Akuzat për portin e Durrësit/ Balluku-opozitës: Po prishni imazhin e Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës për portin e Durrësit dhe investitorit, Muhamed Alabbar. Në fjalën e saj në prezantimin e nisur në Kuvend, ministrja kërkoi nga deputetët që të mos akuzonin siç bënë në komisionet e djeshme. Balluku ka shtuar se opozita po prish kështu imazhin e vendit.

Fjala e Ballukut:

Po kontribuoni jo mirë në imazhin e Shqipërisë. Është e tmerrshme që të përballemi me këtë situatë sot. Alabbar po baltoset sikur të ishte një nga rreshtat e zakonshëm ku ju jeni mësuar të hidhni baltë. Komponentët financiare, 130 hektarë është sipërfaqja në skenarin minimal dhe 200 hektarë në atë maksimal. Hotelet do jenë me 5 dhe 4 yje.

Sipërfaqja për tu përdorur nga bizneset është pjesë e planit. 12 mijë të punësuar përgjatë gjithë fazave të projektit, ka hapësira të hapura në dispozicion të publiku. Është projekt i ngritur mbi hapësirë publike, mbi bazën e aksesit të çdo qytetari. Nëse shkojmë sot në Portin e Durrësit askush s’mund të thotë se mund të bëhet plazh. Ky projekt do rregullojë ujin e detit për të pushuar njerëzit e për t’u larë. Do pozicionohen jahtet. Jahtet shkojnë sipas madhësisë. Nëse në një port vendosen nga ato të thjeshtit deri tek super jahtet, kjo do e rendisë Shqipërinë në mbajtësen më të madhe të marinës detare në rajon.

Duke pasur një kalendar shumë të qartë të punimeve deri në momentin e operimit, ne parashikojmë të zgjasin diku te 7 vjet. Në të dyja fazat parashikohet të shkojë deri në 20 vite. Ndikimi ekonomik është direkt dhe indirekt. Do ndikojë në zhvillimin e zonës. Impakti direkt përfshin 12 mijë punëmarrësit…Të pyesësh për gjurmën e Alabar në projekte realisht as ju nuk e besoni por ua do detyra ta bëni. Me marrëveshjen nuk shitet asnjë aset i portit, mbeten të shtetit. Trualli përbëhet në masën 70% tokë e pazhvilluar dhe pa aktivitet ekonomik e pa funksion në mirëmbajtjen e portit.



9 Comments

    1. Ketu jam plotesisht dakort, jo vetem e vrimeqire ( alias rilindase “e virqer”) por kjo eshte e prishur qe ne vogeli.

  1. Jo moj ministre imazhin e keni prishur ju në 10 vjet qeverisje me korrupsionin galopant e megalomaninë e cfrenuar.Te kërkosh llogari për korrupsionin e vjedhjen është detyrë e opozitës.Harruat çar keni bërë ju kur ishit në opozitë?? Ajo është aferë korruptive që tashmë Europa e di dhe e ka bërë të qartë.

    1. O Gimi o injorant po ju arruat se cfar demesh keni ber kur ishit ne pushtet po ju mo e prishet imazhin e Shqiperis o Gim pordha po pse mo idjot krahason ti o Gim muti opziten e Socjalistes me ket te Demoktikes po kur na qenkan keto afera që i permend shpesh ti o Gim debili pse doli Partija Demokratike ne opozit ju ngeli goja afera afera po ju mor qelbesira te sali non grades i keni ber gjith keto afera dhe ti o Gimi je nje kokerr injoranti nje rrugaç nje plere nje llum nje mashtrues genjeshtar shpifes trillues një mut nje surrat hale ja ky je ti dhe boll me derdellise se nuk jemi budallenj ti besjim broqkullave tjuaj o Gim karagjozi se nje cop injorant je

  2. Sa i neveritshem eshte ky oportunisti Kadia, genjen e mashtron neper studio pa iu dridhur qerpiku. Iu duket vetja te paprekshem ketyre njesoj si padronit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *