• |
ide | kryesore

I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari nga Pogradeci

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Kjo pasi ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Policia thotë se i arrestuari është shtetasi Jani Zgorani, banues në fshatin Poscestë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë. Ai është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *