• |
ide | kryesore

“I kam bërë komplemente në fund Rejas”: Mancini entuziast për provën që u vu në “skenë” në Tiranë

-Instant, Sport
mancini



“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë”. Roberto Mancini shpenzon fjalë të mira për kuqezinjtë, në fund të një ndeshje të fituar 1-3 nga Italia. Tekniku i të kaltërve mund të jetë i kënaqur nga prova e skuadrës dhe prezantimi i të rinjve.

Natyrisht në këtë rast befasia ka qenë kundërshtari që gjeti përballë. Kuqezinjtë nuk vijnë nga momenti më i mirë e megjithatë vunë në fushë një ndeshje me nivel. “I kam bërë komplemente në fund Rejas – tha Mancini -. Ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan”.

Lexo më tej: Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

Një kortezi elegante e tekniku Mancini, që shehh gjithnjë e më shumë nga e ardhmja. “Zëvendësues për Bonuçin? Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonuçi është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini. Tani Italia do të luajë miqësoren e dytë tre ditë më pas kundër Austrisë.

ZANIOLO: KUMBULLA ËSHTË MIKU IM

Nicolo Zaniolo, mesfushori i Romës ka folur pas ndeshjes, për duelin me shokun e skuadrës te verdhekuqtë, Marash Kumbulla. Shqiptari ishte protagonist i atij gabimi në rastin e golit të dytë të Italisë, por fantazisti i del në mbrojtje: “Sigurisht është bukur të rikthehesh këtu. Mbi të gjitha më pëlqen se si luan skuadra. Kumbulla ishte kundërshtar sot por ne jemi miq sepse luajmë në të njëjtën skuadër. Ishte një ndeshje që u dëfryem dhe ne jemi të kënaqur për këtë”, u shpreh Zaniolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *