• |
ide | kryesore

Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

-Instant, F1, Sport
Italia



3-3 ose 4-4 shpresonte Edoardo Reja në një rezultat hipotetik me Italinë, në miqësoren e luajtur në Arenën Kombëtare. E bashkë me shtyllat e rastet e krijuara, ëndërra edhe mund të realizohej. Në fund, si gjithnjë, fiton Italia. Skuadra e Mancinit ia del me përmbysje në një ndeshje që ngjante shumë sikur në lojë të ishte dicka e rëndësishme. Avantazhit të Ismajlit, iu përgjigj Du Lorenzo dhe dygolëshi i Griffo.

AVANTAZHI I PËRMBYSUR

Në një stadium të tejmbushur, Shqipëria bëri cfarë mundi kundër një ribali shumë më të kuotuar. Kampionët e Europës nuk dolën në fushë vetëm me Barella ndër titullarët, por e panë ndeshjen të komplikohej shumë shpejt. Ismajli në të 16 me një goditje me kokë precize mposhti Meret dhe me Bonucci jo pak pa faj.

Lexo më tej:Video/ “Të ndihmojmë Edy Reja”: Asllani shpreson qendrimin e trajnerit e zbulon çfarë i kanë kërkuar interistët

E megjithatë, vetëm pak minuta presion në pikat ku calojmë më shumë që gjithckas të përmbysej. Dimarco krosoi në anët e Hysajt dhe Di Lorencos i mori kohën Mihajt për të mposhtur Berishën në minutën e 20. Pastaj si zakonisht, gabojmë individualisht dhe penalizojmë gjithë skuadrën. Kumbulla i dha të drejtë Mourinho që e ka zgjedhje të katërt në prapavijë në minutën e 25. Një top i rrëmbyer nga Zaniolo dhe një pasim brilant për Griffo që nuk i la asnjë shans Berishës. Griffo pastaj mbylli historinë në pjesën e dytë me një goditje të kalibruar, në minutën e 64.

NJË SHTYLLË E TRE TRAVERSA

Kuqezinjtë e provuan me të gjitha mënyrat. Kërkuar të rihapnin një ndeshje, duke rrezikuar madje të bëheshin edhe viktimë të goleadës. Zaniolo u ndal nga shtylla, pastaj Griffo e stampoi topin në traversë. Cështjen e traversës e barazoi Uzuni me një perlë me të majtën, ndërsa me Roshin në vend të Brojës së dëmtuar, Shqipëria ishte më e rrezikshme. Një traversë e goditur edhe për Bajramin që barazoi trarët, por jo golat. Bare e Verratti e treguan agonizmin e rezultatit në një kacafytyje që harroi ndjesinë e të qenit miqësore.

Italia triumfoi  kështu 1-3 një ndeshje shumë entuziazmuese me të besuarit e Mancini që dolën nga “Air Albania” me një sukses të merituar. Sidoqoftë ishte në një mbrëmje ku kuqezinjtë dhuruan shumë, provuan të ishin të barabartë me kampionët e Europës, por nuk ia dolën dot. E tani pas tre ditësh vjen Armenia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *