• |
ide | kryesore

Korçë, i riu plagoset me thikë gjatë natës

-Instant, Arkiva, Lajme



Pasditen e djeshme një i ri 27 vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, i cili ishte çarë me mjet prerës në bark.

Abc mëson se gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.

Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27 vjeçari me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *