• |
ide | kryesore

Margot Robbie: “The Wolf of Wall Street”, desh më shkatërroi karrierën

-Instant, Paparazzi, Slider



Margot Robbie ka folur së fundmi për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 2013 “The Wolf of Wall Street”. Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, Margot rrëfeu se pas rolit si Naomi Lapaglia ajo pyeti veten në se donte të vazhdonte të aktronte.

“Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme,” kujtoi Robbie. “Dhe mbaj mend që i thashë mamasë sime: “Nuk mendoj se dua ta bëj këtë”, dhe ajo thjesht më shikoi dhe tha: “E dashur, mendoj se është tepër vonë për tu kthyer pas”. Atëhere kuptova se e vetmja rrugë ishte përpara”, vazhdoi aktorja.

Ajo preku edhe përfshirjen e familjes së saj në famën e shpejtë. “Nëse mamaja ime vdes në një aksident me makinë sepse doje një foto timen duke shkuar në dyqan ushqimor, ose e rrëzon nipin tim nga një biçikletë – për çfarë? Për një foto? Është e rrezikshme. Por, ende çuditërisht asgjë nuk duket sikur ndryshon.” shpjegoi ajo.

Margot vazhdoi karrierën e saj të aktrimit pas “The Wolf of Wall Street”. Disa filma të tjerë ku ajo ka qenë ndër vite janë “Whisky Tango Foxtrot”, “The Legend of Tarzan”, “I, Tonya” dhe “Mary Queen of Scots”. Aktorja portretizoi gjithashtu Harley Quinn në “Suicide Squad”, “Birds of Pray” dhe filmin e vitit 2021 “The Suicide Squad”. Disa nga projektet e ardhshme të saj janë “Babylon”dhe filmi “Barbie” me Ryan Gosling./Lapsi.al

Marrë nga: Fox News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *