• |
ide | kryesore

Marilyn Manson flet pas akuzave: Karriera ime po shkatërrohet

-Instant, Paparazzi, Slider



Marilyn Manson ka deklaruar se ‘karriera e tij është në rrezik’ pasi 15 gra e akuzuan atë për sulm se*sual vitin e kaluar.

Rokeri tha në dokumentet e reja ligjore se kërcënimet në internet e bëjnë atë të ndihet i dëshpëruar . Ai gjithashtu është i shqetësuar se dikush do të dëmtojë gruan e tij të dytë, Lindsay Usich.

Marilyn  konfirmoi se u hoq nga kompania e tij diskografike  dhe se ishte “i përjashtuar nga mbledhjet sociale dhe të biznesit të Hollivudit”. Gjithashtu pretendon  se ai nuk mund të bëjë turne,  nuk mund të publikojë librin dhe shfaqjet e tij të artit janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Ish e fejuara e tij Evan Rachel Wood doli në shkurt 2021 me pretendimet se ai ‘abuzoi emocionalisht, fizikisht dhe se*sualisht’  gjatë marrëdhënies së tyre shtatëmujore. Pretendimet u detajuan në serialin dokumentar të Amy J. Berg Phoenix Rising, i cili u shfaq premierë në mars në HBO. Më pas katër gra të tjera ; ish-asistentja e tij Ashley Walters ; modelja Ashley Smithline, aktorja e Game of Thrones Esmé Bianco dhe një anonime ‘Jane Doe’ ngritën padi civile kundër Manson. Deri më tani, një gjykatës ka hedhur poshtë padinë e Walters.

“Është ende nën hetim nga Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit. Nuk është dorëzuar ende në zyrën tonë”, tha prokurori Geroge Gascon.“Të jeni të sigurt se ne po kërkojmë përditësime të rregullta mbi statusin e këtij hetimi./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *