• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion merr urdhër mbrojtje ndaj shtëpisë diskografike

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Thee Stallion është ndër të nominuarat për “Artistja e preferuar e Hip-Hop ” në American Music Awards. Mirëpo, një betejë e gjatë me labelin e saj 1501 Certified Entertainment i ka përkeqësuar gjërat.

Reperes iu dha një urdhër ndalimi kundër 1501, sipas Billboard. Thuhet  se labeli “në mënyrë të paligjshme” ndërmori hapa “për të bllokuar shfrytëzimin, licencimin ose publikimin e muzikës së Megan”. Urdhri i gjykatës thotë se ajo “siguroi prova” që labeli “kohët e fundit u angazhua dhe do të vazhdojë të angazhohet në sjellje kërcënuese . Ato do të dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme karrierën e saj muzikore.

Por. dokumenti nuk jep informacion se çfarë hapash ndërmori shtëpia diskografike për të ndërhyrë në transmetimin e AMA-ve. Nga ana tjetër gjykata  ka paraqitur një urdhër, i cili jepet për të mirën e njërës palë pa pritur që pala tjetër të dëgjohet.

Megan ka qenë gjithmonë publike në lidhje me përpjekjet për t’u çliruar nga kontrata që nënshkroi me labelin në pronësi të ish-lojtarit të bejsbollit Carl Crawford. Në shkurt, artistja ngriti një padi  prej 1 milion dollarë dëmshpërblim. Ajo pretendoi se labeli nuk pranoi të merrte pjesën e saj të të ardhurave nga muzika. Gjithashtu u shpreh se  albumi Traumazine përmbushi kuotën e marrëveshjes dhe kërkoi ndihmën e një gjykate të Teksasit./Lapsi.al

Marrë nga: Rolling Stone

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/18/megan-thee-stallion-ben-pauze-nga-kendimi/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *