• |
ide | kryesore

Në pranga numri dy i FSHF-së, institucioni nuk reagon: Arben Dervishaj i përfshirë në aferën e inceneratorëve

-Instant, Sport
Dervishaj



Tronditet Federata Shqiptare e Futbollit, pikërisht në vigjilje të miqësores së madhe me Italinë. Arben Dervishaj, zëvendëspresidenti i FSHF-së është arrestuar si pjesë e një aksioni të SPAK. Ndalimi është bënë lidhje me cështjen e inceneratorëve. Dervishaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, ka qenë një nga figurat e forta të Federatës së Futbollit. Ndërkohë, nga instutucioni nuk ka asnjë reagim. Një moment delikat, në fakt, me miqësoren me Italinë që luhet sot.

60 vjeçari ka qenë në qendër të të gjitha projekteve infrastrukturore të zhvilluara në Federatë e që kanë lidhje me futbollin. E fundit prej tyre, por jo nga rëndësia ka qenë Shtëpia e Futbollit, ambjentet e reja të FSHF-së. Nga viti 2006, e në vazhdim Dervishaj është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai aktualisht mban edhe detyrën e zëvendëspresidentit të dytë të FSHF-së.

Lexo më tej: Aksionet për inceneratorët, SPAK jep detaje për 11 urdhër-arrestet

Një arrestim që nuk do të kalojë pa u ndjerë edhe në FSHF, për vetë pozicionet e rëndësishme që mbante Dervishaj. Ai ka qenë mbikqyrës edhe i projektit të stadiumit të ri të Tiranës, Arena Kombëtare, pikërisht impiantit ku sot do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *