• |
ide | kryesore

Nuk luajti dot kurrë në Botëror: Weah në Katar për të parë ndeshjet e të birit Tim

-Instant, Sport
Weah



George Weah nuk arriti kurrë të luante në Kupën e Botës. E megjithatë, ai ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit. Tani ai nuk dëshiron të humbasë rastin për të parë djalin e tij, Tim, duke luajtur për kombëtaren amerikane në Katar. Weah, i cili tani është presidenti i Liberisë, ka në plan të jetë në Kupën e Botës në Katar pikërisht për këtë arsye. Presidenti 56-vjeçar pritet të mbërrijë në Katar të martën, për një qëndrim nëntë-ditor. Kjo i jep atij një shans për të qenë i pranishëm kur Shtetet e Bashkuara të përballen me Uellsin, në ndeshjen e tyre hapëse të turneut të hënën.

George Weah i dërgoi një letër Senatit liberian në fillim të këtij muaji, duke i informuar për planet e tij të udhëtimit. Ai tha se do të ishte në Kupën e Botës nga 15 deri më 23 nëntor. Kjo vizitë në Katar, vjen pas udhëtimeve zyrtare në Marok, Egjipt dhe Francë. Zonja e Parë Clar Weah, nëna e Tim, thuhet gjithashtu se do të udhëtojë me të. Tim Weah, 22 vjeç, ka lindur në Nju Jork ndërsa babai i tij ishte ende një lojtar profesionist. Anësori debutoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Ky do të jetë Botërori i tij i parë.

George Weah është një nga lojtarët më të mëdhenj të Afrikës, dhe është ende i vetmi afrikan që ka fituar Topin e Artë. Ai luajti si sulmues për Paris Saint-Germain, Milan, Chelsea dhe Manchester City gjatë një karriere 18-vjeçare me klube. Paraqitja e tij e fundit për Liberinë ishte në shtator 2018, në moshën 51-vjeçare. Atëherë, ai bëri një ndeshje ekzibicioni kundër Nigerisë. Në fushë, në atë takim, Weah doli si presidenti i Liberisë, i zgjedhur një vit më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *