• |
ide | kryesore

“O shqiptar idiot, nuk do bëhesh kurrë grek”, mamaja e Ndojit për racizmin në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë nga Shkodra, Andrea Ndoj, zgjodhi të përfaqësonte Greqinë dhe jo Shqipërinë.

Një vendim që bëri shumë zhurmë, madje deri në Athinë ku edhe mediat atje e kanë trajtuar gjerë e gjatë rastin e talentit të Olympiacos.

Në një intervistë dhënë orët e fundit për “Fosoonline”, mamaja e lojtarit, Dora Ndoj shprehet se ndihet e persekutuar si nga shqiptarët, por edhe nga grekët.

Kam 22 vite që punoj në Greqi, i kam bërë të gjitha punët, nga ato të shtëpisë, të shkallëve, hekurosje, kam ndihmuar burrin si punëtor ndërtimi, digjem edhe në zjarr tani.

Dhe të kërcënohem, të mallkohem, të më shajnë me çdo etiketim unë që jam martuar që 15-vjeç, burri im ishte 22-vjeç atëherë, thjesht se djali nuk zgjodhi Shqipërinë?. Pyetini të gjithë se çfarë familje jemi. Me shumë mundim arritëm të blejmë shtëpinë.

Po i dërgojnë shumë mesazhe abuzuese edhe djalit tonë, është shumë i mërzitur. I kishin marrë firmën në një letër në Shqipëri, ai nuk dinte të lexonte mirë shqip, nuk e dinte se po firmoste për të kaluar te Shqipëria.

Fëmija nuk do të luaj te Shqipëria, ai do Greqinë. Në Shqipëri tani e quajnë “tradhtar” dhe në Greqi disa i thonë: “o shqiptar idiot”, nuk do të bëhesh kurrë grek”. Të huaj andej, të huaj këtu. Vazhdoj të qaj me atë që na ka ndodhur në ditët e fundit”.



10 Comments

    1. @ Jorgaqis Palikaraqis,

      Shqiptaret jane vellezer e kusherinj me Arvanitet.

      Mavrinjte greke i kane vellezerit dhe kusherinjte e vet ne shkretetirat e anatolise dhe afriqise.

    1. Harxho zero per buke. Mos e konsumo fare.

      Gruri sot eshte vetem karbohidrate dhe gluten. Ben shume keq per shendetin.

  1. Ardhacaku Panajotis Barkas le te vazhdoj te luaj neper Studio per GREQINE.

    ARVANITET dhe EMIGRANTET SHQIPTAR duhet te luajne per SHQIPERINE.

  2. Jo moj zonjë në Shqipëri nuk trajtohen djemtë si të huaj aq më tepër ata të talentuar.Problemi është që nuk problemi i djalit por i juaji si prindër.Nje gjë është e vërtetë që greku s’të konsideron të tillë e gjaku s’bëhet ujë.Kete e kam nga eksperienca personale atje.

  3. Injorante te gjithe nga te dyja anet e kufirit. Ai ka gjithe jeten qe jeton atje dhe ne Greqi eshte formuar si futbollist. Ne fund te fundit ai merr nje vendim per karrieren e vet dhe jo tuajen. Ju po jeni te zotet behuni aq te mire dhe perfaqesoni ke te doni.

    Ballkani ka mbetur qindra vjet mbrapa me urrjejte e percarje. Kujtojne se jane qendra e Universit.

    1. Me urrejtje, perçarje, diktatur GREKE.

      GREQIA i vetmi shtet ne Ballkan qe nuk njeh as minoritete, as maxhoritete, as etnike, as gjuhesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *