• |
ide | kryesore

Pas sulmit në Poloni, OKB kërkon shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet
GUTERRES, OKB



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim mbi raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni. Ai bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë. Guterres tha se ishte shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak.

“Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.

Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore. Ky fshat ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën. Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Haq shtoi se shpreson që do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje. MPJ-ja e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus. Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi./REL/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *