• |
ide | kryesore

Përfundon hetimi ndaj Google për të dhënat e përdoruesve

-Instant, F1, Stil



Google ka rënë dakord për një marrëveshje prej 391.5 milionë dollarësh. Vendimi erdhi pas një hetimi se si kompania gjurmonte vendndodhjet e përdoruesve.

Një histori e Associated Press i vitit 2018, zbuloi se Google vazhdoi të gjurmonte të dhënat e vendndodhjes së njerëzve edhe pasi ata u larguan nga një gjurmim i tillë.

“Kjo zgjidhje prej 391.5 milionë dollarësh është një fitore historike në një epokë të rritjes së mbështetjes te teknologjia. Të dhënat e vendndodhjes janë ndër informacionet personale më të vlefshme që mbledh Google “,tha në një deklaratë prokurori  ,William Tong.

AP raportoi se shumë shërbime të Google ruajnë të dhënat edhe nëse përdoret një cilësim privatësie që thotë se do ta pengojë ta bëjë këtë. Hulumtimet kanë treguar se të dhënat mund të zbulojnë identitetin e një personi.

Prokurorët që hetuan  thanë se një pjesë kyçe e biznesit të reklamave dixhitale të kompanisë janë të dhënat e vendndodhjes. Google përdor informacionin e vendndodhjes për të synuar konsumatorët me reklama nga klientët e tij. Gjigandi i internetit tërhoqi 257 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar. Më shumë se 80% e tyre erdhën nga reklamat.

Megjithatë si pjesë e marrëveshjes ditën e hënë ,Google ra dakord t’i bëjë praktikat më transparente për përdoruesit. Kompania do të përfshijë më shumë informacion kur aktivizojnë dhe çaktivizojnë cilësimet e llogarisë së vendndodhjes. Gjithashtu do të informohen dhe për të dhënat që do u ruhen në website.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *