• |
ide | kryesore

Përleshje me th1ka në Korçë, i riu merr plagë në bark

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasditen e djeshme një i ri 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës. Ai ishte çarë me mjet prerës në bark. Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi”, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim. Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë. Ndërkohë dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *