• |
ide | kryesore

Rikthehen alarmet për bømba në Shkup, evakuohen 7 shkolla

-Instant, Lajme, Të fundit



Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut janë ‘rikthyer’. Sërish janë ngritur në këmbë autoritetet e sigurisë së këtij vendi. Mësohet se mëngjesin e së mërkurës 7 shkolla u evakuuan në Shkup. Kjo pasi u mor një alarmi për bombë që mbërriti në polici përmes një telefonate. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, shkruan Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *