• |
ide | kryesore

Shefi i EULEX: Sot isha në Veri, njerëzit atje janë të frikësuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefi Misionit i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar përfaqësuesit politikë, shoqërinë civile dhe njësinë policore të EULEX-it.

Sipas Wigemark situata e sigurisë në Veri është shumë e brishtë dhe banorët serb në këtë pjesë të Kosovës janë të frikësuar.

“Pas takimeve që kam pasur sot në Mitrovicën e Veriut me liderët politikë, shoqërinë civile dhe njësinë e formuar policore të EULEX-it, është e qartë se gjendja e sigurisë është shumë e brishtë dhe se njerëzit vendas janë të frikësuar. EULEX-i do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të gjithë duhet të tregojnë përmbajtje maksimale”, ka thënë kreu i EULEX-it në një postim në Twitter.

Ndryshe EULEX-i, përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur se Njësia Policore e Specializuar në kuadër të këtij misioni është përforcuar me një njësi rezervë prej 23 xhandarësh nga Karabinierët Italianë.

“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan. Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori, Policia, Dogana.



3 Comments

  1. Po pse kanë frikë.A i lurguan pasi morën urdhër nga Beogradi.Pastaj nga kush kanë frikë.Nga ndërkombëtarët jo nga shqiptarët jo e jo.

  2. Deklarata e shefit te EULEX ne Kosove eshte boshe, pa sens, per te mos thene dashakeqe ndaj shqiptareve, te cilet u kane paguar serbeve edhe energjine elektrike qe harxhonin per vite me rradhe, u lane vende ne parlàment si askund tjeter, i integruan ne te gjitha institucionet, prej te cilave u larguan me vullnetin e tyre osé me urdher nga Beogradi.

    Mos jane trembur nga Euleksi serbet e Kosoves ?

    Ish punonjes te tij kane treguar edhe per korrupsioni te madh te kesaj agjensie, madje para médiave dhe jo shume kohe me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *