• |
ide | kryesore

Si i devijoi SPAK shkeljet tek inceneratori i Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Urdhër-arrestet që publikoi SPAK për aferën e inceneratorëve u shoqëruan me deklarata zhgënjimi për hetimet që konkludojnë me “peshq të vegjël”, ndërsa përfituesit realë të skemës ia hedhin pa u lagur. Në pranga ranë ata që qëndrojnë në fund të piramidës korruptive  dhe që kanë firmosur në këmbim të copës së vogël të tortës.

Më i njohuri në listën e të arrestuarve është Arben Dervishaj, një zyrtar i FSHF, që pasi hidhte firmën mbi dokumentat e falsifikuara merrte para për të parë ndeshjet e futbollit jashtë, sipas njoftimit të SPAK.

Në rolin e mbikqyrësit, Dervishaj firmoste për kryerjen e punimeve, edhe pse punime në realitet nuk kishte. Për këtë shpërblehej nga Klodian Zoto me udhëtime jashtë vendit për të parë futboll.

Të arrestuarit e tjerë janë përfaqësues të kompanive që firmosnin fatura fiktive, me të cilat Klodian Zoto justifikohej para shtetit. Paratë në realitet shkonin në xhepat e Zotos dhe bashkëpuntorëve të tij.

Shpallja në kërkim e administratorëve nga SPAK

Por për herë të parë, SPAK guxoi të prekë drejtuesit e inceneratorit të Tiranës, projekti që ende vazhdon të gllabërojë 29 euro për një ton mbetje që vijnë nga Tirana dhe qytetet përreth, pavarësisht se aty nuk kryhet djegie e mbeturinave dhe as prodhim energjie.

SPAK shpalli në kërkim dy ish-administratorët e inceneratorit të Tiranës, Giussepe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra. Por për çfarë i akuzojnë?

SPAK thotë se këta i dhanë rrogë Edmond Bllakos, babait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllakos, që në fakt ishte ryshfet.

Meqënëse Edmond Bllako ishte punësuar si inxhinier dhe paguhej fiktivisht në inceneratorin e Tiranës, prokurorët bëjnë përgjegjës për këtë ish-administratorët Ciaffaglione dhe Kodra. Dëmi është 140 milion lekë të vjetra, sa rroga e Edmond Bllakos.

Këtu qëndron edhe zhgënjimi për hetimet e SPAK.

Sepse inceneratori i Tiranës është një vrimë e zezë e parave të publike, e pamundur të justifikohet. Në dëshminë që dha në komisionin hetimor para se të arratisej, Arjola Kodra pranoi se pagesa 29 euro për inceneratorin nisi në dhjetor të vitit 2017.

Leja paraprake e Bashkisë së Tiranës

Sipas Arjola Kodrës, mjaftoi një leje paraprake për fillimin e punimeve të gjelbërimit në Sharrë, të lëshuar nga Bashkia e Tiranës dhe menjëherë nisi pagesa nga buxheti i shtetit.

Që atëherë pagesa vazhdon 29 euro për ton, pavarësisht se aty nuk bëhet djegia e mbetjeve dhe megjithëse nuk prodhohet energji.

“Nga momenti i marrjes në dorëzim nëpërmjet procesverbalit të bashkisë kemi filluar menjëherë rehabilitimin e zonës, venien në siguri të venddepozitimit dhe të gjitha. Kemi pasur një deklaratë paraprake nga Bashkia. Është marrë në vitin 2017, diku nga dhjetori. Është nxjerrë nga Bashkia Tiranë” deklaroi Arjola Kodra në Komisionin Hetimor.

Leja e ndërtimit për inceneratorin u zbardh nga Bashkia e Tiranës 3 vite më pas, në vitin 2020.

Por për kompaninë koncensionare kjo nuk kishte asnjë rëndësi. Sepse paratë nga buxheti i shtetit vinin njësoj, 29 euro për një ton mbetje.

Kjo procedurë nuk është pjesë e hetimit të SPAK, sepse në këtë rast do të prekeshin zyrtarët përgjegjës në bashki dhe qeveri.

Fillimi i punës së inceneratorit të Tiranës përmban edhe një shkelje tjetër të kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Firma e Veliajt në tejkalim të kompetencave

Për të nisur sa më shpejt dhënien e parave, Erion Veliaj firmosi dokumentin që i hapi rrugë ngritjes së inceneratorit, duke anashkaluar Këshillin bashkiak.

Dokumenti i firmosur nga Erjon Veliaj per inceneratoret

Në dokumentin më lart duket qartë se Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të Këshillit bashkiak. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin për inceneratorin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, që duhej miratuar nga Këshilli Bashkiak.

“Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill” theksonte KLSH.

Dokumenti më lart është edhe në SPAK, por hetimet në këto nivele do të ishin një patate tepër e nxehtë. Prandaj goditja ka ardhur duke anashkaluar abuzimet e zyrtarëve të lartë shtetërorë, por pa ka rënë pa mëshirë mbi “firmëtarët” e Klodian Zotos./Lapsi.al



9 Comments

  1. Rasti i vëllait të Monika Kryemadhit, identik si i Alqi Bllakos: Përse SPAK po vepron me dy standarde?Ne drejtesi jane akoma ato te plepave te salih metaj spiuneve te enverit

    1. Nese duam drejtesi duhet shkarkuar dhe marre ne pergjegjesi penale gjithe zinxhiri i SPAK pastaj duhet ngritur nje trup e re e cila duhet te kuptoje qe nuk mund te tallet me popullin
      Perfundoi vjedhja e 480 milion euro ne ca njerez pa peshe kur ujqrit e vjeter shijojne eurot e vjedhura
      Faleminderit SPAK
      Faleminderit Kim
      U instalua perfundimisht mafia ne pushtet
      Dhe 1 milion shqipetar do largohen e gezojuni dollarve fhe eurove te vjedhura
      Turp eshte pak

  2. Duhet futur ne burg spak per manipulim hetimesh. E vetmja gje qe spak po ben eshte mbrojtja e hajduteve. Turp per palacot e spak

  3. Turp i pa pare. Turp per SPAK, turp per Juri Kim.
    Turp per gjithe ambasatoret qe nuk prononcohen.
    Zgenjim nga BE dhe me i madh nga ty Amerike.
    U tallet me nje popull qe aspiron dhe shtrin doren me vite e shekuj tek ju.

    1. Hihihi tulp
      Po ca turpi aaaaccc
      Keto jane pjelle e turpit
      Pjelle e zboristeve te perdhunuara…
      Shiko kush eshte primadona e haremit mavi… e gjata…. Dhe fiku …pu pu pu Neveri
      Turp kim shterpa thote…?
      Po ajo turp eshte nga surrati…
      Faleminderit Lapsit qe na jep mundesine t’i shajme keto pragqire te rame gonorrese.
      Skeni pare gje akoma
      Shitni votat prape ramekurvit me harem.

  4. “Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjojevice” thoshte “sherr budallai” çek Shvejk.
    Kështu janë edhe punët me të gjitha skandalet e aferat korruptive të kësaj qeverie.
    Të gjitha rrugët e zullumeve të çojnë tek karabushi dymetrosh.
    Që në përceptimin publik, pjesa dërmuese e shqiptarëve e ka të qartë se burimi i këtyre fëlliqësive është “primari” i Shqipërisë, edhe ASPAK-u e di fort mirë,pasi ka me qindra denoncime të faktuara me dokumenta.
    Po pse e ka filluar nga bishti e jo nga koka e hajdutërisë ?
    Po kush e rreh gjoksin se jam unë që e “reformova” drejtësinë, dmth përzgjodha prokurorët e ASPAK-ut ?
    A nuk e shpreh hapur këtë Rama disa herë ne fjalimet e stërgjatura prej karagjozi çdo ditë ?
    Për çdo akuzë për afera korruptive flagrante që i bëhen atij, ka gjetur si mjet mbrojtës kundërakuzën se ata që më bien në qafë kot mua, duan të dëmtojnë Shqipërinë e shqiptarët.
    Pra ai quan Shqipëri vetëm veten e tij.
    Po me të njejtin stil po mbrohet edhe për mega aferën e Portit të Durrësit.

    Është shumë i shqetësuar se opozita e “kazani i mediave”, po përgojojnë “një nga investitorët arabë më të fuqishëm të botës”
    Po a nuk ishte po ky person që kur ishte në opozitë ulërinte kundër qeverisë Berisha se kishte bërë afera korruptive me kompaninë më të fuqishme amerikane të ndërtimit, Bechtel për Rrugën e Kombit , për të cilën thoshte “që nuk të shpie asgjëkundi”, e kur erdhi në pushtet bëri me të kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës ?

    Që në këto 9 vite të kësaj qeverisje është menduar veç për fasada propogandistike të ndërtuara me para të pista , kur në të njejtën kohë nuk po shihet gjëkundi që shqiptarët të dalin nga niveli i varfërisë e të mos vazhdojnë emigracionin masiv, kjo është e kjartë e bën muuuuu.

    Që në këto 9 vite Shqipëria mori namin e vendit tërësisht të kanabizuar e si vend trafikues në përmasa botërore i kokainës, për këtë nuk e ka fajin as opozita e as shqiptarët, po e ka fajin ai që nuk pranon të bëjë testin e drogës.

    A është Rama një lider tërësisht i pa aftë në fushën e ekonomisë apo është tepër i korruptuar, duket se i ka të dy këto bashkë pasi ngaqë nuk ja ka farë idenë e financave të një shteti, i dalin hapur aferrat korruptive.

  5. Ish-këshilltari i tij ia thotë në sy Berishës: Shqiptarët duan një ‘këngë’ më optimiste dhe jo ty,masurbim total i ceceneve te salih metaj vazhdon ne funksion te 6 dhjetor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *