• |
ide | kryesore

Aktorja e serialeve turke i jep fund martesës

Paparazzi, Slider



Martesa e tyre zgjati vetëm 44 ditë. Bëhet fjalë për ish-çiftin Mert Aydın dhe Merve Bolugur të cilët zyrtarisht futen në listën e çifteve me martesën më të shkurtër.

Dyshja i thanë “po” njëri-tjetrit më 2 tetor të këtij viti, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç i premtuan njëri-tjetrit.

Sipas mediave të huaja ka qenë muzikanti i pari që ka marrë hapin për ndarjen nga aktorja e njohur e serialeve turke. Mert Aydın udhëzoi avokatin e tij që të niste procedurat e divorcit.

Ndërsa lajmin publik që nuk do të jenë më bashkë, për ndjekësit e shumtë e dha Merve me anë të një postimi në Instagram. Ajo nuk harroi edhe të falenderonte ish-bashkëshortin për ditët e bukura që kishin kaluar.

“Nuk ia dolëm dot, faleminderit. Kjo është jeta.. Gëzuar Mert, faleminderit për ditët tona të mira…”-shkruante aktorja në postimin e saj.

Mesa duket aktorja e dashur turke nuk paska fat me martesat. Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015.

Ndonëse karriera e saj është e gjatë, ajo u bë e njohur më shumë me rolet e saj në “Acemi Cadi”, “Küçük Sirlar”, “Muhtesem Yüzyil”, ndërsa në Shqipëri Merve fitoi zemrat e shikuesve me rolin e saj në serialin e ndjekur “Kuzey Güney”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *