• |
ide | kryesore

“Bajramit do t’i jap një darkë në Empoli”: Ismajli i gëzohet golit, Berisha i qahet fatit, Asllani hap polemika

-Instant, Sport
Ismajli



“Për fat të mirë shënuam të parët, pësuam 2 gola të shpejtë dhe ramë mentalisht. Kjo ndeshje na shërben shumë për të ardhmen”. Ardjan Ismajli është ai që ndoshta e ndjen më pak trishtin e humbjes 1-3 me Italinë. Mbrojtësi i Empolit është i lumtur që shënoi golin e parë në histori të Shqipërisë kundër Italisë. Një asist i Bajramit, për të cilin qendërmbrojtësi bën një premtim: “Ndihem jashtëzakonisht mirë. Kemi punuar gjatë gjithë javës – tha ai-. E shpërblyem në fushë atë që përgatitëm në stërvitje. Me Bajramin jemi gjithë kohës bashkë, do t’ia jap një darkë te Empoli sepse e meriton”, u shpreh Ismajli.

BERISHA: “FATI NA MUNGOI”

Kapiteni i kuqezinjve Etrit Berisha ankohet për mungesë fati, duke iu referuar episodeve. Sigurisht të njëjtën gjë mund ta thonë edhe italianët, por në fund ishin kuqezinjtë ata që humbën: “Në këto ndeshje duhet edhe fat. Goditëm shtyllë, traversë, gjithë ato raste të krijuara, kishte kohë që Kombëtarja nuk krijonte kaq shumë. Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë dhe të gëzonim tifozët – tha Berisha duke shtuar -. Duhet të përmirësohemi te pësimi i golit. Goli i parë ishte shumë i lehtë. Më pas e humbëm vetëbesimin. Ne nuk duhet të shikojmë statistikat. E dimë momentin e vështirë që kemi kaluar. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të fokusohemi te ndeshje e ardhme me Armeninë. Nëse fitojmë atje, do të kthehet vullneti dhe besimi”.

ASLLANI: “NUK E DI PSE, PYETNI TRAJNERIN”

“Normale e prisja, kam 2-3 muaj që e prisja këtë ndeshje, që kur doli kjo ndeshje. Nuk më futi që në fillim. Nuk ka gjë, nuk ka problem. Nuk di çfarë të them. Italia është shumë e fortë, por kemi bërë një ndeshje të mirë”. Kristjan Asllani hap polemika për pankinën ndaj Italisë. Mesfushori e ka shumë më të thjeshtë ta bëjë te kombëtarja, se te Inter. Inzaghi nuk e fut pothuaj kurrë, as kur u dëmtua, Brozovic, por Asllani e ka lënë “rebelimin” në kombëtare. “Nuk e di pse nuk kam minuta, pyetni trajnerin, kush është përgjegjësi këtu. Unë jam në dispozicion, stërvitem mirë. Komunikimi me trajnerin është si të gjithë të tjerët. Vij këtu, respektoj trajnerin, zgjedhjet i bën ai. Unë jam i lumtur, vij këtu, por nuk e di se pse është kështu”.



1 Comment

  1. Nuk e kuptoj pse duhet marre kaq seriozisht. Ne fund te fundit nje vend 2 milionesh c’futboll do prodhoje? Shume para, energji dhe hapesire mediatike ju kushtohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *