• |
ide | kryesore

Berisha flet për ikjen e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dumës



Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar largimin e Grida Dumës nga Parlamenti. Pak ditë më parë ajo vendosi të lërë mandatin dhe të punojë në Top Channel. Po ashtu edhe deputeti Alfred Rushaj la mandatin e deputetit në Tiranë. Vetë Berisha nuk bën shumë komente për arsyet e largimit.

“Këto janë vendime individuale. Preferoj të mos i komentoj vendimet e tyre. Vendimet individual” – tha Berisha në emisionin “Të paekspozuarit”. Edhe pse gazetarët në studio këmbëngulën për të mësuar më shumë për këto lëvizje të Dumës dhe Rushajt, Berisha nuk dha detaje.

“Nuk preferoj ti komentoj vendimet individuale” – përsëriti kreu i selisë blu.

Berisha u pyet edhe për futjen në primare të Luçiano Boçit që aktualisht është nënkryetar i partisë.

“Është përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe si Elbasani. Boçi është shumë i respektuar në Shqipëri dhe Elbasan. Besoj thellësisht se është kandidatura më e shkëlqyer për atë qytet” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Partinë e çthuri Basha dhe kompania e tij shërbëtorë të Ramës.Dhe tani largohen sepse e panë që veprimi e mosveprimi i tyre ishte vdekja e tyre.Berisha përkundrazi e solli PD në shina por diktatura amerikano majtiste Rama don t’a eleminojë.Keta duke qënë më vetëdije ose jo kontribuan dhe për këtë, dhe u dënuan nga anëtarët.

  1. Nuk kam se çfarë të them për Z.Rrushaj se erdhi si hije e iku si hije nga PD.
    Aho që më gabiti mëshumë ishte veprimi i Znj.Duma.
    Dha dorheqjen si deputete e PD për tu punësuar në Top Ch., pikërisht në median që nuk ka lënë gjë pa sajuar kundër Berishës apo Bashës , por edhe për ofendimet rrugaçërore të Frrok Çupit që ja ka bërë asaj në këtë media.

  2. Boll me këto abuzime tek titujt për të tërhequr klikime.
    Nëse Berisha nuk ka dashur fare të “flasë” për Dumën e Rushajn, përse ftoni lexuesit të dëgjojnë se “çfarë ka thënë Berisha për ta ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *