• |
ide | kryesore

Berisha sulmon ambasadorin britanik: Ose është racist ose i korruptuar

-Instant, Arkiva
Berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha e fajësoi ambasadorin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas Berishës ambasadori ka keqinformuar qeverinë britanike. Berisha e cilësoi King-Smith si “ose racist ose të korruptuar” dhe tha se do të kërkojë të drejtën në Britani.

“Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri.

Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar 3 herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë së bashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët. A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist antishqiptar, që do të përlyejë…

Ai flet për Fation Dautin që theu një derë aty. Një mbështetës i PD, i përzënë nga Britania, por pa asnjë lidhje me Sali Berishën. E kundërta është e vërtetë, unë nuk isha në kohën kur ai mbështeste PD-në. Kur ka qenë Fatjon Dauti në Mbretërinë e Bashkuar unë kam qenë kryeministër. Kanë ardhur këtu eksponentët me kryesorë për të më falënderuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Ajo shkresë mund të dërgohej vetëm nga rruga. Ajo nuk ka emër fare të atij që e ka firmosur. Të akuzosh një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër ka bërë këtë punë, ka denoncuar. Ky është një problem, por Britania është shtet ligjor dhe unë jam falenderues ligjeve të saj, që bëjnë të mundur të gjesh të drejtën” – tha Berisha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *