Nuk ka zgjatur shumë boshllëku i krijuar nga Lista Serbe në Kuvendit e Kosovës, pas tërheqjes së tyre nga institucionet më 5 nëntor, për shkak të çështjes së targave.
10 deputetë të tjerë serbë janë betuar sot në organin më të lartë ligjvënës në Kosovë. 9 prej të cilëve ishin sërish nga Lista Serbe.
Deputet e rinj janë Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq. Dhe Cvetko Velkoviq. Ky i fundit është eputet i partisë GIIniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Komuniteti serb është më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë. Si i tillë, ai ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi ka gjithsej 120 vende.
Lexo më tej: Lista Serbe kthehet në Kuvend: Që të pengonim Kurtin të ndryshonte Kushtetutën
Bravo Kurti! Nje lutje politikanevet kosovare: Behuni bashke per te miren e Kosoves, flisni ne nje gjuhe.