• |
ide | kryesore

Brad Pitt, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Brad Pitt thuhet se ka nisur një romancë të re dashurie. Një burim ka treguar për People se aktori është në një lidhje me ish gruan e aktorit, Paul Wesley, Ines Ramon.

Sipas burimit, “Brad është me të vërtetë i dashuruar”. “Ata u njohën përmes një shoqeje të përbashkët.  Ines është e lezetshme, argëtuese dhe energjike. Ajo ka një personalitet të mrekullueshëm. Brad-it i pëlqen të kalojë kohë me të”, u shpreh burimi. Dyshja i përforcoi akoma më shumë raportimet pasi u fotografuan së bashku në Teatrin Orpheum në Los Anxhelos. Ata ishin në shoqërinë e  Cindy Crawford dhe partnerit të saj, Rande Gerber.

Ramone, e cila më parë ka punuar për Christie’s u martua me Wesley në 2019. Por këtë shtator, një përfaqësues i çiftit tha se ata kishin disa muaj që jetonin të ndarë. “Vendimi për t’u ndarë është i ndërsjellë dhe ka ndodhur pesë muaj më parë,” tha përfaqësuesi për PEOPLE. Ndërsa, Pitt ka qenë i martuar dy herë  me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, më pas me Angelina Jolie nga 2014 në 2019. Pas ndarjes me Jolie ai u përfol për një lidhje  me Emily Ratajkowski pas ndarjes së saj nga producenti, Sebastian Bear McClard./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *