• |
ide | kryesore

Divjakë/ Berisha: Nderim protestuesve që hoqën traun e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha e përshëndeti revoltën e banorëve të Divjakës, të cilët reaguan me ashpërsi ndaj vendimit të Ministrisë së Turizmit dhe ARRSH-së për ta bërë me pagesë, kalimin në të vetmen rrugë kombëtare që të çon në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta.

Duke treguar skenat e forta të përplasjes së banorëve me policinë, Berisha shkroi në Fb: “Banorët e Divjakës ia bëjnë fora! Nderim protestuesve guximtarë të Divjakës, që përmbysën traun e mafies shtetërore të Edi Ramës në rrugën e tyre kombëtare!”

Lexo më tej: Banorët e Divjakës shkulin traun, vazhdojnë përplasjet me policinë 

Ministria e Turizmit mori vendim më 25 tetor 2022 që në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta të vendosej një sistem elektronik biletarie. Sipas saj, kështu bëhej e mundur hyrjen dhe disiplinimin e vizitorëve dhe të makinave. Ministria e konsideroi këtë si “investim” nisur nga fluksi i madh i turistëve. Si rrjedhim, vizitorët, turistët, me ose pa automjet, duhet të paguanin një biletë për hyrjen.

Por, Ministria e Turizmit dhe vetë Bashkia e Divjakës që e miratoi pa zhurmë, me këtë vendim përjashtuan dhe injoruan tërësisht, ndikimin që kjo tarifë do të kishte tek qytetarët që shkojnë drejt bregdetit dhe në veçanti. Si dhe tek banorët e zonën që e kanë pasur historikisht të lidhur gjithë jetën e tyre me këtë park.



12 Comments

  1. GJIGANT, keshtu duhet bere kudo ne cdo cep te Shqiperise! Filloni nga cdo fshat, nga cdo skaj, shporrini PUSHTUESIT, mos i lejoni OKUPATORET te futen neper zyrat shteterore te uzurpuara prej tyre, me vjedhje votash, te cdo fshati, qyteze, qyteti, province, lagjeje! Filloni clirimin e Shqiperise dhe miletit, nga skajet ne drejtim te Tiranes, keshtu DIKTATURA SOROSIANE merrfund! Gaboheni qe fokusoheni ne sheshin “Skenderbej” dhe W.C. Kryeministrine, DIKTATORI e blindon dhe e mbron me bandite me uniforma, gazlotesjelles, lende kimike, autoblinda, plumbaplastike, terror etj! Filloni nga skajet, ku DIKTATURA eshte me e dobet dhe sherbetoret e saj njihen nga banoret vendas, pastaj te gjithe drejt Strofulles se VAMPIRIT, ne Surel, KAQ!

  2. Divjaka e vogel kreu sot nje akt qytetarie, luftoi dhe fitoi ndaj vendimit te padrejte te Qeverise Turiste, e cila u vuri traun dhe pagese per pyllin e trasheguar brez pas brezi, mushkerine e zones dhe park kombetar.

    Qeveria u tërhoq dhe banoret e Divjakes nuk do te paguajne per te shetitur ne park.

    Ne krahasim me Portin e Durresit dhe kullat e Tiranes, trau i Kumbaros eshte shkelje e vogel, madje e perkoheshme dhe vetem sa mavrite te jene Qeveri, por durresaket e tiranasit nuk maten dot as me banoret e Divjakes per te mbrojtur thesaret e qyteteve te tyre.

    Ne Londer shqiptaret protestojne kuq e zi, por Tirana e Durresi jane ngjyrosur mavi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *