• |
ide | kryesore

Gjykata e Elbasanit vendos ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Ozer

-Instant, Lajme, Të fundit
Faruk Fatih Özer, ozer, turku, gjykata, kriptomonedhat, arrestim



Gjykata e Elbasanit ka vendosur ekstradimin e shtetasit turk Faruk Ozer. Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm as 28 vjeçari turk dhe as avokati i tij Klodian Skënderi. Ndonëse ky i fundit kërkoi më herët ndryshimin e gjyqtarit të çështjes, gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën. Sot kanë dalë me një vendim konkret, atë të ekstradimit të “bosit të kriptomonedhave” drejt Turqisë. Vendimi u komunikua nga gjyqtari i cështjes Elis Dine.

Që prej shtatorit, kur u caktua masa “arrest me burg”, seancat gjyqësore u shtynë 5 herë. Duket se kjo ishte një taktikë e përdorur nga mbrojtja, e cila kërkonte me ngulm që 28-vjeçari të mos ekstradohet me pretedimin se Faruk Ozerit i rrezikohet jeta në Turqi. Avokati kërkonte që gjykata e Elbasanit të mos nxitohej në ekstradimin e shtetasit turk pasi sipas sistemit të drejtësisë turke, bosit të kriptomonedhave i rrezikohet më shumë se 400 vite burg.

Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti në jug të Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *