• |
ide | kryesore

Grifo, dygolëshi me Shqipërinë e kurorëzoi në sytë e Mancinit: italianët gjejnë në Tiranë post-Insigne

-Instant, Sport
Grifo



Roberto Mancini kompozon dhe rikompozon formacione dhe sisteme lojërash për të kuptuar rrugën e duhur për të ardhmen. Italia, si kampione e Europës në vitin 2021, tashmë i përket së shkuarës. Ndaj diçka duhej shpikur, duke filluar nga Tirana. E pas ndeshjes me Shqipërinë, të paktën ka një siguri. Në të majtë, italianët kanë gjetur një lojtar të aftë për të bërë diferencën. Vincenzo Grifo, një italian nga Gjermania, mund të marrë shumë mirë trashëgiminë e Insigne. Ish-napoletani ishte një lojtar kyç nga e kaluara e afërt.

Është e vështirë të mos e vësh re një si Grifo në një kohë si kjo. Në Gjermani ai po ndihmon të tërheqë Freiburg në vendin e dytë, pas Bayern. Super paraqitje të italianit, që për momentin, i kanë lejuar të arrijë nëntë gola dhe dy asiste që nga fillimi i sezonit. Christian Streich, trajneri që po e i jep vlerë në Bundesligë, e përdor në anën e majtë të sulmit, në 3-4-3 ose 4-2-3-1 të fillimit të sezonit. Një pozicion, me pak fjalë, jo i ndryshëm nga ai me të cilin u vendos kundër Shqipërisë.

ARMËT E GRIFO

Lëvizshmëria e tij e lejon të lexojë në mënyrë perfekte situatat. Grifo rikthehet në mesfushë, si në hapësira ashtu edhe në krahë, duke kërkuar shkëmbime të ngushta. Atij i pëlqen të lirojë zonën për mbivendosje nga jashtë. Nga aty ai mund të synojë golin, duke e gjetur shpesh, siç e dëshmojnë dy golat dhe traversa ndaj Shqipërisë. Në bilancin e Grifo duhet shtuar edhe një asist.

Është e qartë se të kesh në krah një lojtar shoqërues si Raspadori i lejon manovrës të të kaltërve të zhvillojë lojëra që vijnë spontanisht mes sulmuesve me këto karakteristika. Praktikisht, njëri largohet, tjetri hyn, njëri kthehet prapa, tjetri futet në zonë. Me pak fjalë, nuk ka mungesë armësh në dispozicion të Mancinit dhe shanset për t’u rikthyer sa më shpejt në nivele të larta janë të mëdha. Duke nisur nga kualifikueset për Europianin e radhës dhe fazën finale të Ligës së Kombeve, dy takimet e radhës për Italinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *