• |
ide | kryesore

Kanceri u rikthye, Haller duhet të operohet përsëri: “Beteja nuk është fituar ende”

-Instant, Sport
Haller



Kalvari i Sebastien Haller nuk ka përfunduar ende. Sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili u diagnostikua me kancer në testikul verën e kaluar, do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër. “Siç ishte planifikuar, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi – lexohet në postimin që Haller shpërndau në rrjetet sociale –. Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar. Do të më duhet të bëj një operacion për të hequr përfundimisht këtë tumor që më mban larg nga fusha”.

Disa rreshta të shkruara, mbivendosur mbi një foto të turbullt që të lejon të shikosh detajet më të rëndësishme. Haller duket ulur në një shtrat spitali, e silueta e tij në zbehje. Një goditje e rëndë për futbollistin që ishte rikthyer në stërvitje me Ajax, ish-klubin e tij, në fund të tetorit, tre muaj pas operacionit të parë. Rikthimi në fushë nuk dukej më dhe aq i largët, deri te lajmi i rikthimit të sëmundjes. Praktikisht kjo zeron gjithçka të bërë në muajt e fundit dhe e hedh në dëshpërim sulmuesin franko-ivorian. E bashkë me të, edhe gjithë mjedisin e Borussia Dortmund.

Lexo më tej: Pa flokë nga kimioterapia, Haller rifillon stërvitjen pas operacionit për një tumor në testikul

Haller u ble nga Ajax verën e kaluar për 35 milionë euro, me shpresën se do të mund të zëvendësonte me gola fenomenin Erling Haaland. Ai kishte spikatur me fanellën e Harkëtarëve, duke shënuar 11 gola në fazën e grupeve të sezonit të kaluar në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *