• |
ide | kryesore

Kërcen inflacioni në Maqedoninë e Veriut, nuk mjafton rroga minimale as për produktet e shportës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Inflacioni



Me një pagë minimale dhe një mesatare në Maqedoninë nuk mund të mbushësh asnjë shportë ushqimesh. Për një vit shporta ushqimore u shtrenjtua me gati 17 mijë denarë, ose rreth 275 euro. Sipas Federatës së Sindikatave në Shkup, një familje katër anëtarëshe i duhen rreth 51 mijë denarë ose 835 euro për të përballuar kostot e ushqimit, faturat e energjisë, ujit, internetit dhe një minimum blerjesh të rrobave, këpucëve dhe ilaçeve. Paga minimale në vend është 18 mijë denarë ose gati 300 euro, ndërsa paga mesatare për muajin gusht është rreth 32 000 denarë ose 520 euro.

Pra, familjes që fiton një rrogë minimale dhe një mesatare i duhen edhe rreth 30 euro për të nxjerrë muajin. Inflacioni në muajin tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rreth 19,8%, megjithëse produktet bazë janë shtrenjtuar me 30%.

Për një vit, nga tetori i vitit të kaluar e deri më tani, shporta e konsumit është rënduar me rreth 17 mijë denarë, ose pothuajse sa një pagë minimale. Mesatarisht, vetëm Serbia dhe Mali i Zi jetojnë më mirë se Maqedonia në rajon.

Në Serbi, një familje prej katër anëtarësh në të cilën një person fiton një pagë mesatare prej 642 euro, dhe tjetri një pagë minimale prej 281 ose 298 euro në varësi të orarit të punës, mund të përballojë një shportë konsumi minimale prej 753 euro dhe të ketë para të mbetura.

Mali i Zi ka pagat më të larta dhe mesatare dhe minimale në rajon. Me një mesatare prej 718 euro dhe me pagë minimale 450 euro, janë mjaftuar me shportën mujore prej 781 eurosh dhe u kanë mbetur më pak se 400 euro. Në Bosnje Hercegovinë, shporta konsumatore kushton më shtrenjtë dhe pagat tepër të ulëta.



3 Comments

  1. Po ne me 650 mije pensioniste me page $100 ne muaj a i bleme dot ushqimet e shportes? Po ata fatkeqet e fasonerive me $250 ne muaj a i dalin muaji apo vetem buke e udhinj?

  2. Po si shpjegohet atëhere që banorët shqiptarë në kufij me Maqedoninë shkojnë e furnizohen atje me karburant apo blejnë ushqime ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *