• |
ide | kryesore

Konfirmohet romanca e Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski

-Instant, Paparazzi, Slider

Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë shfaqur për herë të parë së bashku në publik.


Në fotot e siguruara nga Page Six, dyshja u panë në ndërtesën e banimit të modeles. Ata u panë duke u përqafuar dhe qeshur me njëri tjetrin. Pamjet vijnë pasi një burim i tha Us Weekly se Davidson dhe Ratajkowski, “kanë folur për disa muaj tani”. “Pete e bën Emily-n të qeshë. Atij  i pëlqen sa inteligjente është ajo”, tregoi burimi.


Modelja gjithashtu konfirmoi romancën duke  pëlqyer një postim viral në Twitter nga Dionne Warwick për lidhjen me komedianin. ” Dhe unë do lidhem me Pete Davidson”, shkroi Dionne në Twitter. Ndërsa lëvizja i çoi përdoruesit e mediave sociale në një furi, Howard Stern – i cili parashikoi se Davidson dhe Ratajkowski do të takoheshin – paralajmëroi aktorin “të jetë i kujdesshëm” mes romancës së tij të re.

“Emily është bukuroshe , por në një moment, nëse ai ka kaq shumë gra,  do të fillojë të fitojë reputacionin se është si një bletë – ai pjalmohet dhe pastaj largphet,” tha prezantuesi . “Ju nuk dëshironi të bëheni djali që vetëm lidhet me vajza të famshme. Kështu që duhet të jesh  i kujdesshëm,”

Para se Pete të lidhej me modelen ai ka qenë i lidhur me Kim Kardashian, Ariana Grande, Kate Beckinsale dhe Phoebe Dynevor. Ndërkohë, Ratajkowski është në mes të një divorci nga Sebastian Bear-McClard pasi dyshohet se  producenti i “Uncut Gems” e ka tradhtuar. Dyshja kanë djalin 1-vjeçar, Sylvester./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.