• |
ide | kryesore

Lubonja: Ku Rama ngjan me Putinin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se pushteti në vend është konsumuar dhe se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai krahasoi Ramën me presidentin rus Putin ku sipas tij sa më shumë rri, aq më shumë vota merr.

Lubonja përmend se në Europë ka më shumë shqiptarë të arrestuar për kokainë se Brazili dhe se 12 mijë shqiptarë kanë ikur së fundmi drejt Britanisë.

“Në çdo vend demokratik ku qeveris edhe qeverisja më e mirë, përshembull Gjermania, ndodh një fenomen normal në demokraci që një mazhorancë bën 4 vitet e para, pastaj të dytat dhe më pas konsumohet.

Konsumohet një lloj pushteti, një lloj mazhorance. Këtu sa më shumë kalon koha ndodh e kundërta. Deri në 2029 do qëndrojmë ne tha ai. Këtu kemi të bëjmë me një lloj regjimi të ngjashëm me Putinin, ku sa më shumë rri, aq më shumë vota merr.

Boll të shikoni ngjarjet e Elbasanit, patronazhistët… Ka mbledhur gjithë oligarkinë që ishte e ndarë në dy pjesë. Bëri një reformë në drejtësi për ta kapur atë më fort. Shqipëria është një trup i sëmurë që vit pas viti, organet janë më të sëmura, gjaku ka më shumë drogë, kjo është gjendja.

Ka nevojë për ndryshim, terapi, diskutimi është te doktorët e tjerë që kemi. Atë që bën vetë ia vesh kundërshtarit gjithmonë, realiteti është ai që them unë tha, ndërsa ato të kundërshtarëve janë propagandë manipuluese, nëse ka një punë që bën ky është të manipulojë me çdo mënyrë realitetin e përditshëm. Në këtë aspekt çfarë të themi. Këtij i del çdo 2 muaj nga një skandal.

InsideCrime thotë ka më shumë të arrestuar për kokainë në Europë se Brazili, gjërat janë të lidhura. 12 mijë po ikin në Britani shifër rekord. Shqipëria ka qenë pas Sirisë kur ka qenë në luftë në atë kohë me emigrantët. Po masim sa ikin nga Shqipëria” – tha Lubonja në emisionin “Open”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O Lube….. Nje pyetje.
    Njef ndonje politikan qe ka me shume vite ne politik, se putini.
    Kush te jet valle. 🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔.
    Sali beeisha😃😃. Joooo cne saliu u ringjall nuk ka lidhje me ate saliun e vjeter. Ai gjithmon e riben veten.
    Ne fillim komunist.
    Pastaj nje nat kur e zuri gjumi pa ender me demokraci, dhe kur u zgjua u be demokrat.
    Pastaj pas nje pauze dhe nga nje merzitje si demokrat, ja dha truri te behet konservator..

  2. Ish-këshilltari i tij ia thotë në sy Berishës: Shqiptarët duan një ‘këngë’ më optimiste dhe jo ty.e mbaroje ngjashmerine me erdogan tani nje shkrim te njejte por ka vene emrin e putin,ky eshte opinion o ljubo burge te ka bere deme psiqike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *