• |
ide | kryesore

Meta: Mbështetje për studentët të paktën 100 euro në muaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, shqiptarët



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se amendamentet e PL për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës.

Reagimi i ilir Metë erdhi në një reagim në rrjetin social Facebook.

Meta thotë se mbështetja ndaj studentëve, duhet të jetë 100 euro në muaj. Së paku, sipas Metës, sa ajo që u jepet bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023 synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës. Kjo mbështetje duhet të jetë të paktën sa mbështetja që u është dhënë bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë”. Kështu shkori Ilir Meta në Facebook-un e tij.

Meta prej kohësh ka intensifikuar reagimet e tij politike mbi situatën e vendit. Në një stil të ngjashëm me aleatin e tij opozitar, Sali Berisha, Meta del me reagime çdo ditë. Reagime për median, apo edhe drejtpërdrejtë në mediat sociale. Duket se krerët opozitarë janë në sintoni të plotë me strategjinë e shpallur nga Berisha. Protesta dhe fushatë njëkohësisht. Protesta e fundit ishte ajo që zhvilluan sëbashku më 12 nëntor. Ndërsa fushata për zgjedhjet bashkiake të 14 majit duket se ka nisur si për Berishën, ashtu edhe për Metën.

Lexo më tej: Berisha: Familja Rama fiton rreth 800 milionë euro tek Porti i ri 



7 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *