• |
ide | kryesore

Meta: Tregu energjisë nuk zgjidhet nga Ballkani Hapur, kriza vjen nga modeli i keq ekonomik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero. Ai shkruan se si mund të flitet për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk është në operim tregu lokal i energjisë. Ai shton se të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët e donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore

” Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë. Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit. Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd. Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero. Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë? Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT. Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFW dhe EBRD. Kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit. Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror”,shkruan Meta.



1 Comment

  1. Z. Meta, si ish president, si politikan e lider partie, por qofte edhe si qytetar do shpreheni per detin dhe agresionin grek ne territoron shqipetar apo ju ka mbytur shashka e portit dhe juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *