• |
ide | kryesore

Ministri ukrainas njofton vendimin: Marrëveshja e grurit zgjatet me 120 ditë

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i infrastrukturës i Ukrainës ka thënë se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi e arritur në korrik do të zgjatet edhe për 120 ditë të tjera.

“Nisma #BlackSeaGrain do të zgjatet për 120 ditë”, shkroi ministri Oleksandr Kubrakov në Twitter, duke e quajtur atë “një hap tjetër të rëndësishëm në luftën globale kundër krizës globale të ushqimit”.

“Ky vendim sapo u mor në Stamboll. Kombet e Bashkuara dhe Turqia mbeten garantues të Nismës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Marrëveshja lejoi mbi 9 milion ton mallra drithëra dhe farëra vajore të dërgoheshin nga portet e Ukrainës dhe ndihmoi në stabilizimin e tregjeve të drithërave dhe frenimin e çmimeve globale pasi ato arritën nivele rekord

Ukraina luan një rol kyç në tregun global të ushqimit. Sipas OKB-së, vendi normalisht furnizon botën me rreth 45 milionë tonë drithë çdo vit. Ajo renditet ndër pesë eksportuesit kryesorë globalë të elbit, misrit dhe grurit. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit, duke zënë 46% të eksporteve botërore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *