• |
ide | kryesore

Pafundi, nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë: lojtari i parë në 100 vjet që debuton 16 vjeç për Italinë

-Instant, Sport
Pafundi



Mbrëmje e paharrueshme për Simone Pafundin ajo e Tiranës. Talenti i madh i Udinese, në moshën 16 vjeç, 8 muaj e 2 ditë, është bërë lojtari i parë në 100 vitet e fundit, që ka debutuar me Italinë pa mbushur 17 vjeç. Në historinë e kombëtares të të kaltërve, Pafundi, mesfushori sulmues i Udineses, është lojtari i tretë më i ri që ka debutuar për Italinë. Para tij janë Rodolfo Gavinelli në vitin e largët 1911. Ai debutoi në moshën 16 vjeç, 3 muaj, 8 ditë. Pas tij renditet një tjetër djalosh i ri, që deri në rekordin e vendosur nga Gavinelli ishte më i riu për italianët. Renzo De Vecchi bëri debutimin e tij në vitin 1910. Atëherë ai ishte 16 vjeç, 3 muaj e 23 ditë.

Në shekullin e fundit, pika e fortë e skuadrës pranverore e skuadrës rriuliane, Pafundi, ka lënë pas portierin e PSG-së Gianluigi Donnarumma. Numri 1 i të kaltërve debutoi kur ishte 17 vjeç, 6 muaj e 4 ditë.

Pafundi hyri në lojë në stadiumin Arena Kombëtare në minutën e 89 të miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë. Në mbrëmjen e Tiranës, kur miqtë fitonin 1-3, Pafundi zëvendësoi Verrattin. Gjatë atyre pak minutave në fushë ai u dallua menjëherë me katër goditje drejt portës së Berishës. Madje talenti i Udinese iu afrua edhe golit. Pafundi bëri debutimin e tij në Serie A më 20 maj, në ndeshjen kundër Salernitana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *