• |
ide | kryesore

Rusia: Jemi të hapur për negociata, SHBA mund të ndikojë pozitivisht në Kiev

-Instant, Lajme, Planet



Moska është e hapur për negociata me Ukrainën, ky pozicion është bërë tashmë i ditur në Kiev, tha përfaqësuesi për shtyp i presidentit rus Dmitry Peskov.

Çdo negociatë ka objektiva. Qëllimet tona dihen. Dhe këto qëllime mund të arrihen ose përmes një operacioni të posaçëm ushtarak ose përmes negociatave.

Rusia është e hapur për të dyja dhe qëllimet tona janë të njohura. Ato u detajuan gjatë bisedimeve në mars. Pala  ukrainase është vënë në dijeni. Gjithashtu, dua t’ju kujtoj se për tekstin e marrëveshjes kanë rënë dakord të dy negociatorët e dy delegacioneve.

Prandaj, pozicioni ynë dhe pozicioni i presidentit tonë këtu është plotësisht i njohur “, tha Peskov, i cili hodhi poshtë propozimin e Zelensky-t.

I pyetur për interesin e mundshëm të SHBA-së për rifillimin e negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, tha: “Kjo pyetje duhet bërë në Uashington. Nuk është një pyetje për ne”, tha Peskov.

Nëse dëshiron, Uashingtoni është në gjendje të ndikojë në Kiev dhe ta nxisë të përshtatet me kushtet. Nëse dëshiron, Uashingtoni mund të marrë parasysh shqetësimet e vendit tonë”, vazhdoi Peskov, i pyetur nga gazetarët nëse Kremlini sheh një përmirësim në vazhdimësinë e negociatave të paqes pas ndryshimit të retorikës së Uashingtonit.

Duke folur rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore, Peskov theksoi se në Rusi askush nuk flet për këtë çështje, ndërkohë që një retorikë e tillë dëgjohet në Europë, duke përshkallëzuar kështu tensionin në një zonë potencialisht të rrezikshme.

“Nëse e keni vënë re nga pala ruse, askush nuk po flet për këtë çështje. Për këtë çështje po diskutohet në kryeqytetet europiane dhe kudo tjetër.

Por lind pyetja nëse ekziston ende opsioni që Rusia të përdorë armë bërthamore”.



4 Comments

  1. Hajde ta kuptoje Zelenski qe tani e tutje “bishti nuk mund te jete me i rende se sepata”, sic thote nje fjale e urte.

    Mirepo bretkosa u fry e u fry se deshi te behet nje ka…

    1. zelenski po lufton edhe për Ukrainën edhe për perëndimin demokratik, më i fituar nga humbja e rusisë do të jetë Perëndimi se sa Ukraina e cila ka sakrifikuar me jetë njerëzore e humbje ekonomike.

  2. Hajde djevochka ruse me shumice….
    Hmmmm jane vertete te mira.
    Ruset lekuretrashe pijanece dhe keqtrajtues te ngordhin si derra ne llucen e Ukraines martire.
    Bashke me derrat chechene e tjera monstra uralosiberiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *