• |
ide | kryesore

Selena Gomez nderohet për punën në kujdesin e shëndetit mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez  është nderuar nga Fondacioni i Familjes Ruderman me cmimin Morton E. Ruderman 2022 për punën e saj në rritjen e ndërgjegjësimit rreth kujdesit të shëndetit mendor.

“Ne e dimë se stigma e lidhur me shëndetin mendor ka çuar në heshtje rreth kësaj çështjeje. Unë dua ta ndryshoj këtë, veçanërisht për të rinjtë,” u shpreh Gomez. “Kam qenë e hapur dhe e sinqertë për udhëtimin tim me shëndetin  mendor dhe nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Por është diçka për të cilën jam duke punuar vazhdimisht”.

“Shpresoj se duke ndarë historinë time dhe duke përdorur platformën time, mund të inkurajoj të tjerët të marrin ndihmën dhe mbështetjen që u nevojitet ”, vazhdoi themeluesjai Rare Beauty. “Së bashku, ne mund të sjellim ndryshim. Ne mund të fuqizojmë njerëzit të trajtojnë shëndetin e tyre mendor dhe inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.”

Jay Ruderman, president i Fondacionit tvlerësoi këngëtaren  për angazhimin e saj për të zgjeruar aksesin në shërbimet e shëndetit mendor dhe arsimin për të rinjtë.

“Selena Gomez mishëron fuqishëm misionin e Fondacionit tonë në arenën e shëndetit mendor . Një mision që vazhdon të marrë një rëndësi më të madhe mes krizës së paprecedentë të shëndetit mendor të sotëm për adoleshentët, të rinjtë dhe të gjithë popullatën,” tha ai në një deklaratë. “Duke marrë frymëzim nga udhëtimi i saj personal, Selena u ka dhënë zë betejave të individëve të panumërt që kanë duruar sfida të shëndetit mendor. Ajo punon pa u lodhur për të rritur aksesin në burimet dhe programet e domosdoshme të shëndetit mendor”, shtoi Ruderman./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/04/selena-gomez-publikon-kengen-my-mind-me/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *