• |
ide | kryesore

Shehaj dhe Gjiknuri sherr në Kuvend: Hajdut! Idiot! (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Me debate të ashpra është shoqëruar seanca parlamentare pasditen e sotme. Deputeti Agron Shehaj ka replikuar ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi se në projektin e menaxhimit të Parkut të Butrintit janë përfshirë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, të cilët përfitojnë miliona euro nga kjo aferë.

Në përgjigje të tij, Gjiknuri zgjodhi ta provokojë deputetin demokrat. Gjiknuri e ofendoi Shehajn mbi pamjen dhe inteligjencën dhe duke e akuzuar për një ndërtim të fshehtë.

Ky ishte edhe momenti që debati eskaloi. Shehaj i tha Gjiknurit se nuk duhet të habitet pse është i pasur. Sipas Shehajt, kjo është pasi ai ka punuar. Deputeti demokrat e akuzoi Damian Gjiknurin se di vetëm të vjedhë.

(VIDEO në fund të tekstit) 

“Ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim apo në shtetet normale, ku sundojnë ligjet, këtu Parlamenti kthehet në mburojën e hajdutëve. Në 10 vite qeverisje, është marrë me krijim kompanish offshore, afera me PPP dhe investitor strategjik. Kjo është një qeveri që orkestron çdo ditë nga një aferë. Përdor institucionet për të fshehur gjurmët.

A nuik ndodhi kështu me Unazën e Madhe, kushërinjtë e Damian Gjiknurit në parkun e Butrintit. A nuk ndodhi kështu me Inceneratorët? Ku janë kompanitë e huaja. Nuk janë sepse ishin një mashtrim. Tashmë janë zbuluar se nuk ishte asnjë kompani e huaj. Kishte një rrjet kompani fantazëm.

Ne e dimë që Zoto e Mërtiri ishin kukulla për të bërë vjedhjen. Hajdutët e miliona eurove me inceneratorët, ndodhen në këtë sallë, ministra e kryeministri. Ka një fakt shumë të thjesht që tregon se kush është pronari. Sot Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan i keni në kërkim. Qeveria vazhdon u paguan para njerëzve që janë në kërkim nga drejtësia.

Nuk keni asnjë kufij. Tani po orkestroni aferën më të madhe, Portin e Durrësit. Edi Rama mashtroi 2 vjet qytetarët kur thoshte se në Portin e Durrësit po vinin kompani të mëdha. Në vend të Emarit shkoi në ishujt Kajman. Është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve. Mërtirin e patë që ishte kukull, tani edhe Alabarin do e kuptoni që është i njëjtë. Ju keni kapur çdo pushtet ndaj nuk i trembeni askujt. I keni bërë llogaritë gabim. Mund të duket një moment i zymtë, por shqiptarët nuk do dorëzohen përballë së keqes.” – u shpreh Shehaj.

Lexo më tej: Agron Shehaj nxjerr dokumentin: Kush fshihet pas investimit tek Porti i Durrësit 

Për këto akuza ka replikuar Damian Gjiknuri i cili nga foltorja e Kuvendit e quajti Shehajn si një idjot të dobishëm.

Deputeti socialist tha se Shehaj është i përfshirë në një ndërtim në rrugën e Ambasadës Holandeze, ku sipas tij, figuron me një emër tjetër.

“Më vjen keq se nuk erdha të bëj debat. Ky është një idjot i dobishëm. Në gjyq je për shpifje, nuk je paraqitur atje. Ti Agron je rast interesant. Sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamjen tënde. Të kam thënë, po të jetë për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd tek rruga e Ambasadës Holandeze, që je me një emër tjetër. Të lutem më trego se si një budalla mund të bëhet i pasur se do i shpëtoje jetën miliona njerëzve.” – u shpreh Gjiknuri.

Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.

Gjiknuri: Shko në gjyq.

Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe.

E kupton çfarë thua? Sa budalla ky. Si është bërë ky me para? Kam punuar Damian! Kam punuar. Ti nuk e di ça është puna. Ti di vetëm të vjedhësh.

Lexo më tej: Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë fantazëm 



8 Comments

  1. Gjiknuri me mentorin e tij indian eshte nje rast per tu studjuar si fenomen ne politiken shqiptare.

    Ndoshta mentori i tij e ka bindur qe eshte tashme mates per intelektin e politikaneve te tjere qe jane ngritur e krijuar vete, kane studjuar e punuar me shume se ai dhe nuk jane katapultuar ne politike nga sektet

    Tek rilindasit eshte kthyer ne norme sjelljeje arroganca, shthurja e gjuhes, mosperfillja e tjetrit, tipare qe manifestohen ne Parlament, ne Qeveri, ne administrate e kudo.

    Kjo sjellje prej pasanikut te ri, e cila ironizohet ne Europe me termin “les parvenus “, te kujton shprehjen e vjeter pooullore:”Ruhu nga agai i ri, se i vjetri eshte i ngopur”.

  2. Kur nuk ka argumente fillojne fyerjet. Keta qenie te neveritshme imitojne shemtuar padronin.

    A e ka pare ky Damiani veten ne pasqyre thua? Hajdut me cizme, mashtrues, vjedhes votash, te gjitha keto te faktuara.

  3. Gjiknuri perpara se te akuzoje kedo tjeter duhet te sqaroje se ku i gjeti e shoqja 1 milion Euro qe ja dergoi guruse indian per bamiresi. Pastaj te sqaroje se ku i gjeti mamaja 3 milione Euro te gjera qe ia vodhen te shpia e per te cilat as nuk guxoi te denoncoje. E kur i fluturuan 4 milione e nuk beri ze, mendo sa te tjera ka neper dysheke e off shore.

  4. Po se si mund te behet i pasur njeqenuk i ka thene punes “puna e mbare” vetem, Gjiknur Guruja e mer vesh. Ik or te qifsha grun, o gru-guru qim. O Hjadut ti si u bere i pasur duke qene thjesht rrogtar shteti, atothaset me euro qe ti vodhennga shpia dhe qe nuk shkoje dot te denoncoje ne polici sii bere o te qifte guruja robt?

  5. Bejne mire ose shume mire qe shajne nga origjina qe vine.
    I keni pare po shqyejne njeri tjetrin.
    Fevziu e pyet dhe pastaj nuk e le te flasi.
    Eshte lufta brenda llojit.
    Populli po kenaqet se si po shqyejne njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *