• |
ide | kryesore

Sulm me koktej molotovi ndaj policëve në Selanik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme një koktej molotovi u hodh në drejtim të një motori të shërbimit të policisë nga persona me kapuç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas informacioneve të protothema.gr , grupi i personave të maskuar janë ngjitur nga rruga vertikale e spitalit AHEPA dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të motoçikletës së shërbimit të EL.AS. Motoçikleta, e cila ka qenë e parkuar jashtë shkollës stomatologjike të AUTH-së, në rrugën Agios Dimitriou, është shkatërruar plotësisht.

Për shuarjen e zjarrit është mobilizuar një automjet i Shërbimit Zjarrfikës. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse është ndaluar ndonjë person i dyshuar.

https://www.youtube.com/watch?v=ifRhVIzBPLE



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *