• |
ide | kryesore

Supersticioziteti anglez, Rice në Katar me një valixhe bosh: është për Kupën e Botës

-Instant, Sport
valixhe



Declan Rice ka shkuar në Katar me një valixhe rezervë bosh. Lojtari anglez shpreson të marrë në shtëpi Kupën e Botës dhe ka sjellë bagazh shtesë për trofeun. Lojtari i West Ham është në listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Gareth Southgate për kompeticionin e FIFA-s. 23-vjeçari iu bashkua ekipit të Anglisë në St George’s Park të hënën, gati për Kupën e tij të parë të Botës.

Rice u shfaq në kampin stërvitor të Tre Luanëve me një buzëqeshje tinzare dhe një valixhe më shumë se shokët e skuadrës. Një detaj që ka intriguar të pranishmit. Kapiteni i West Ham i rrëfeu shoferit se ajo valixhe ishte në të vërtetë bosh. Në fakt, mesfushori shpreson të fitojë Botërorin dhe bagazhi do të duhej pikërisht për trofeun. Lojtari, siç raporton Sun, i tha shoferit të tij: “Nuk ka asgjë në të, është rezervë. Shpresoj ta marr trofeun në shtëpi me këtë valixhe”.

23-vjeçari me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit titullar të Gareth Southgate. Ai duhet të dalë në fushë që më 21 nëntor, në ndeshjen hapëse kundër Iranit. Rice do të arrinte kështu 34 paraqitje për kombëtaren e Anglisë. Tre Luanët tashmë kanë arritur në Katar dhe ndodhen në hotelin Souq Al Wakra. Një hotel me pesë yje, jo shumë larg Dohas. Në orët e fundit, Tre Luanët kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin Al Wakrah, me temperaturë gati 30 gradë.

Edhe Kyle Walker, megjithë dëmtimin e tij në ijë, iu bashkua stërvitjes me shpresën për të rifituar formën sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, mbrojtësi pranoi se nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Iranit. 32-vjeçari mund të rikthehet në lojë kundër Shteteve të Bashkuara të premten më 25 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *