• |
ide | kryesore

Tentuan të kalojnë kanabis drejt Greqisë, 28 të arrestuar në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 28 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 12.” Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

20-vjeçari është i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës”, thuhet në njoftimin e bluve.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *