• |
ide | kryesore

Tonali mori një goditje në kokë nga Bare, humb ndeshjen me Austrinë: “Jam mirë, krenar që jam pjesë e kësaj Italie”

-Instant, Sport
Tonali

Shumë frikë për momentin dhe po aq ankth në minutat në vijim. Në fund, fatmirësisht lajmi i orëve të fundit është se për Sandro Tonali ishte “vetëm” një goditje. E fortë, por asgjë më shumë. E megjithatë, në minutën e 42 të miqësores së Italisë kundër Shqipërisë në Tiranë, u mendua për shumë më keq. Mesfushori kuqezi ra keq pas një kontrasti në ajër me Keidi Bare, duke goditur kokën, qafën dhe shpatullën në terrenin e lojës.


Lexo më tej: “I kam bërë komplemente në fund Rejas”: Mancini entuziast për provën që u vu në “skenë” në Tiranë


I transportuar jashtë fushës me barelë, i trullosur por i ndërgjegjshëm, Tonali më pas iu nënshtrua analizave në një klinikë private në Tiranë. Qartësimet kanë dhënë rezultate optimiste. Ndaj, pas lajmeve të para nga ambjenti i të kaltërve, ka qenë vetë lojtari që ka qetësuar të gjithë me një postim në instagram: “Jam mirë. Dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. E kësaj Italie”. Lojtari megjithatë është largohet nga kampi stërvitor i Kombëtares së Mancini për t’u kthyer në shtëpi. Tonali nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për miqësoren tjetër, atë kundër Austrisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sandro Tonali (@sandrotonali)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.