• |
ide | kryesore

Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I akuzuar se po i fal taksat dhe truallin për investimin gjigand, por të paligjshëm në Durrës, Edi Rama ka tentuar ta devijojë debatin, duke i dalë në mbrojtje investitorit arab Mohammed Alabbar.

Ai publikoi në rrjetet sociale titullin e një shkrimi të BIRN që raporton se “Eagle Hills and Real Estate Development” e Alabbar ishte favorite në një garë në Kroaci për një investim gjigand, i quajtur ndryshe si “Manhatani i Zagrebit”.

Ngjan qesharake se si vetë Rama, ose këshilltarët që ia kanë sugjeruar titullin, nuk kanë marrë mundimin të thellohen dhe të lexojnë diçka më shumë në brendësi të shkrimit dhe të historisë së “Manhatanit të Zagrebit”.

Sepse ashtu do të kuptonin se paralelizmi nuk qëndron, sepse çfarë ndodhi në Zagreb dhe çfarë po ndodh në Durrës janë dy realitete shuma larg njëri-tjetrit. Le t’i marrim me radhë.

Devijimi i akuzave tek Alabbar

E para, duhet nënvizuar se Rama s’ka çfarë t’i mbrojë Mohammed Alabbarit. Sepse gishti nuk është drejtuar tek investitori i huaj, por tek kryeministri i Shqipërisë.

Nëse investitorit privat i ofrohet një kontratë plot privilegje dhe përfitime me shtetin shqiptar, përgjegjës janë zyrtarët shqiptarë dhe jo privati që e firmos.

Nëse kompania Eagle Hills Real Estate Development u zgjodh pa garë, nëse nuk dihet kush e hartoi projektin e Durrësit, nëse iu fal trualli pa transparencë, nëse iu falën taksat dhe nëse do të investojë vetëm 140 milion euro nga 2 bilion të premtuara, atëherë këtu përgjegjësia është e kryeministrit Edi Rama, që administron pasuritë publike.

Prandaj shkrimet e Google që tregojnë se Alabbar është investitor me reputacion të respektuar janë pa vlerë, kur i shpërndan një kryeministër që nuk respekton shtetasit e tij.

Alabbar u fut në garë në Zagreb

E dyta, shkrimi në brendësi shkon përtej titullit. Vërtet Alabbar është favorit për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, por kryetari i Bashkisë atje, Milan Bandiç organizoi një garë për tenderin prej 500 milion eurosh.

“Të pyetur nga BIRN se cilat kompani kishin aplikuar, bashkia dhe zyra e bashkisë thanë se ishin marrë tre oferta, dy prej të cilave plotësojnë kushtet. Njëri ishte Bouygues Batiment International nga Franca. Tjetri ishte Eagle Hills, nga Emiratet e Bashkuara Arabe” thuhet në shkrim.

Pra, në Kroaci ka garë për investimin 500 milion euro. Në Shqipëri nuk pati garë për 2 bilion euro investim.

Jo vetëm kaq. Ne nuk dimë ku, si dhe pse u mor vendimi për të zhvendosur portin e Durrësit, për të falur 1.3 milion metër katrorë tokë dhe për të falur taksa.

Projekti në Zagreb u anulua pas protestave qytetare

E treta, historia vazhdon pas vitit 2019, kur u shkrua shkrimi. Rezultoi se kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç nuk i kishte pyetur qytetarët për investimin e Mohammed Alabbar. Atëherë qytetarët dolën në rrugë. Organizuan protesta, kërkuan anulimin e mega-projektit Bandiç-Alabbar dhe pas disa muajsh, vendimi u anulua në Tetor të vitit 2020.

Mungesa e konsultimit publik në Zagreb ishte thelbësore në tërheqjen e projektit.

Bëni dallimin me atë që po ndodh në Shqipëri.

A i pyeti kush qytetarët e Durrësit për “Marina dhe Jahte” që parashikon të zhvendosë portin mijëravjeçar? A ka ndërmend të ngrihet njeri në protestë kundër marrjes së vendimeve të tilla të fshehta?

Deri tani jo. Po sikur kjo të ndodhë, policia e Ramës e ka gati gazin lotsjellës./Lapsi.al



28 Comments

  1. Shkrim dhe krahasim shume I sakte.

    Artikull per tu shperndare biles.

    Si nuk beri beri nje gje te sakte ky moterqir Rama.

    Nese lejojme te aprovohet ky projekt shkaterrimtar jemi te mallkuar ne 20 breza.

      1. O palikaris !
        Ti nuk hyn në “brezat” por “poshtë brezit” e nuk mund të kuptosh se çfarë do të thotë të dëmtosh 20 breza.

    1. Po tregonte disa statistika nje gazetar ne nje tv, se sa investime te huaja ishin futur ne maqedoni , qe ne fund te fundit eshte vend pa det. Po ketu , si shpjegohet qe nuk afrohet asnje investitor ??

      1. ketu, pa marre parasysh te keqijat e tjera, vetem sistemi taksimit ka ndryshuar shume here ne 10 vite qeverisje.

        tani pritet te ndryshoje prap per profesionet e lira nga viti qe vjen

      2. Ashtu është o birçe.
        Vërtetë në Maqedoninë e Veriut, në Kroaci e gjetkë ka pasur investime të fuqishme nga biznese të huaja, po miratimi i tyre nuk është bërë pa garë, e vetëm me kokëkrisjen e një kryeministri por me garë përzgjedhje për ofertën më të leverdisëshme e më transparente.

    2. Rama njeri pa atdhe ,Vllehet nuk ishin ne gjendje te krijojne shtet per veten e tyre , pa do bejne Shqiperine. Jane te shperndare ne ballkan si pendet e korbit qe I vjen era kerme .
      Jugore ( jevgjite ) te Shqiperise thirrini mendjes ( ne rast se ju ka ngelur nje çike tru qe nga koha e Enverit ) jepini nje dru ne byth se ka te ngjare qe ti pelqeje.

  2. “””I akuzuar se po i fal taksat dhe truallin për investimin gjigand, por të paligjshëm në Durrës…”””

    I paligjshem?!

    Denoncojeni urgjentisht ne SPAK!

    1. Afera e portit të Durrësit ështe ku e ku një aferë shumë më e madhe se ajo e inceneratorëve, sepse ka të bëjë jo vetëm me abuzimin me mbi dy miliard euro, por edhe edhe me fatin e këtij porti mijëvjeçar e të këtij qyteti antik, e për këtë, opozita po i drejtohet jo ASPAK-ut, po Gjykatës Kushtetuese
      Ti “pellazgu” që e paraqet veten gjysëm grek e gjysëm shqiptar, e di që do të thuash se nuk e “rruan” prapashtesën e pseudonimit tënd, ama për ne shqiptarët këtë punë do ta zgjidhë Kushtetuta e jo palikarët e Palikarit.

  3. Midis Serbi e Ndraghet ,, mo mir SALI & Ilir Met . PS : NIKOLA GRATTERI .

  4. Jam dakort edhe shume biles por kush do te ngrihet kunder?
    Me xhaketa te kthyera mbrapsht nuk shkohet as ne hale.
    Populli yne eshte xhevair nuk ka lene ghuhe te huaj pa kenduar dhe sherbyer.
    Ndoshta Shkullaku vihej ne krye te popllit te Durresit dhe revolta popullore civile e permbys kete kontrate.
    Edhe Bushatiose Nesho mund te vihet ne krye te revoltes se verdhe.

    1. Po ku Kroacia e ku Shqipëria!!! Atje shteti i të drejtës funksionon si kundër në Shqipëri.Atje populli ngrihet dhe të zgjedhurit korrigjojnë gabimet.Atje demokracia është funksionale dhe për këtë është anëtare e BE.

      1. mir e ke, por problemi eshte se ky popull eshte kaq i mbaruar saqe e dine qe edhe po u ngriten do bie nje bande dhe do vij nje bande tjeter. NUK KA DREJTESI, KETA JANE TE GJITHE BASHKE DHE POPULLI ESHTE TEJET I LODHUR ME MASHTRIME. E VETMJA GJE E MIRE DO TE ISHTE QE NJE GRUP NJEREZISH TE SHKONIN TE ARMATOSUR NE PARLAMENT DHE TI VRASIN PA PERJASHTIM TE GJITHE HAJDUTET ATY DHE ME PAS TE DALIN TE GJEJNE HAJDUT TE TJERE SI BEQJA ETJ QE NUK JANE PJESE TE PARLAMENTIT DHE TI EKZEKUTOJNE.
        ATEHERE VETE E CVETE KU CDO NJERI QE THIRRET E MENDON MIRE PUNEN.

  5. Në Austri kryeministri dha dorheqjen vetëm se u zbulua që aleati qeveritar në gjendje të dehur i kishte premtuar Rusisë shitjen e një gazete.

    1. Prandaj nuk behet shtet me spiuna arixhinj llacifaca fshatarepolica prodhime bunkerash komunista bythqira!

  6. Nuk është veshja, qoftë edhe firmato ,që të bën qytetar, por sjellja, qëndrimi dhe dinjiteti janë tipare të qytetarisë. Ka 20 vjet që edhe qytetarinë e pakët të shqiptarëve e kanë përdhosur e dhënë me PPP politikane qe modernizim e qytetari quajnë atletet, poturet e kravatat é çuditshme.

  7. Ish-këshilltari i tij ia thotë në sy Berishës: Shqiptarët duan një ‘këngë’ më optimiste dhe jo ty.mbasi te mbaroje tollovia e rradhes per portin e durresit ne fund ai do te ndertohet dhe shba ka dhene dakortesine per modernizimin e portit,por cecenija e shpellkaret e spiuneve salih metaj kane disa dite qe po punojne fort per te kapur ofertat e fundevitit dy byrek plus llalle lufra

  8. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT E MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT KOL KYCIT SKYPE IDAJET BYTYQIRIT CAR BOLES BOLINO DHE SKENDER KURVA MINXHOZI

  9. Plotesisht dakort. Kultura qytetare dhe nje ndjenje komuniteti kur prona publike duhet mbrojtur, bejne diferencen.

    Kush u ngrit kunder shembjes se Teatrit?

  10. Per me teper ka edhe nje mashtrim tjeter. Kompania Eagle Hills qe po vjen te ndertoje ne Durres eshte krijuar me 2021. Nuk ka asnje mundesi qe te jete e njejta kompani me kete qe ka konkurruar ne Zagreb me 2019 (sic mund ta shikoni te shkrimi i gazetes). Kjo e jona eshte nje kompani off shore e krijuar vetem per kete vjedhje, sic ndodhi edhe te unaza e re dhe te inceneratoret. Nuk eshte rastesi qe te gjithe keto kompani qe jane pjese e skandaleve te kesaj qeverie jane te regjistruara ne parajsa fiskale dhe o nuk u dihen pronaret, o jane pronare fiktive. Parate qe po investohen jane te qeveritareve tane (mos tju duket cudi qe te jene te njejtat qe qeveria vazhdon u paguan inceneratoreve), te krimit te organizuar dhe disa qoka verdalle. Kostoje eshte e gjitha per popullin shqiptar i cili duhet te fale token, portin me te madh te vendit, te paguaje per portin e ri dhe rruget qe do lidhin ate me akset kombetare sic edhe do paguaje per fitimet e ketyre kur te vene te blejne shtepi (se pallate do ndertohen, jo hotele dhe resorte, harrojeni ju turizmin e leshit)

  11. Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon të birin pse merr para nga trafiku i drogës: Nuk duhet pranuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *