• |
ide | kryesore

Britania e Madhe ‘kthen’ 26 shqiptarë, mes tyre të dënuar për dr0gë

Arkiva



Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e përpunimit të Departamentit të Brendshëm të enjten. Kjo pasi mbërritën në Britani me një varkë të vogël. Mediat angleze bëjnë dije se ata ishin mes një grupi prej 26 shqiptarësh. Ata u dërguan në shtëpi me një fluturim çarter për në Tiranë.

Dymbëdhjetë nga ata që ishin në fluturim ishin shkelës. Ata ishin dënuar me më shumë se 24 vjet burgim të kombinuar.

Pesë të tjerët kishin kryer shkelje të emigracionit si shkelje e urdhrave të dëbimit. Dy prej të cilëve kishin mbërritur më parë me varkë të vogël nga Franca.

Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë të huaj dhe hyrje të paligjshëm në një fluturim çarter në Shqipëri. Shtetasit e huaj në bord kishin dënime të kombinuara me më shumë se 24 vjet burg. Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Megjithatë, ne po shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme dhe po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t’i ndaluar ato, u shpreh një zëdhënës i ministrisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *