• |
ide | kryesore

Gazetari belg që takoi Ramën: Vetëm Turqia më keq se ju për mediat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gazetari



Gazetari belg Ricardo Gutiérrez ishte njëri prej përfaqësuesve të 7 organizatave ndërkombëtare mediatike që këtë të premte takuan kryeministrin Edi Rama. Ai është edhe Sekretar i Përgjithshëm i EFJ, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë. Pas takimit gazetarët zbuluan se ishin ndier të sulmuar nga Rama për çdo gjetje që ata kishin publikuar.

“Ne takuam sot kryeministrin Edi Rama. Ai ishte i indinjuar nga gjetjet tona, por ne konfirmojmë se Shqipëria ka një nivel katastrofik të pluralizmit mediatik. Vetëm Turqia është më keq në Evropë. Është koha që Edi Rama të marrë masa!” – shkruan Ricardo Gutiérrez në faqen e tij në Facebook.

“Unë mendoj se Zoti Rama po priste mundësinë që të na sulmonte. Kjo ishte strategjia. Ne thonim diçka dhe ai na sulmonte për atë që thonim ose e interpretonte atë,” – tha Gutierrez, i pyetur për takimin me Ramën.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë nga hera e fundit që ishim këtu që të përmirësojë situatën, madje situata është sot më e keqe. Ky është një dështim i qeverisë dhe presim që të merren masa” – shtoi gazetari belg.

Gjatë misionit 2-ditor faktmbledhës në Tiranë, përfaqësuesit e 7 organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias u takuan me gazetarë dhe redaktorë, organizata lokale të medias, përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit, drejtues të institucioneve ligjzbatuese si dhe rregullatorë të medias.

LEXO EDHE: 7 organizata ndërkombëtare gazetarësh takojnë Ramën: Na sulmoi për çdo gjë



4 Comments

  1. Po kjo ishte shkruajtur tek raporti.

    Faleminderit qe na e rilexove.

    Gazetar besoj part-time? Puna kryesore operator sanitar?

      1. Po ky ka ardhur ne kuader te EU-se. Per EU-ne keto sakrifica e me shume. Sepse e bejme per vendin.

        Per te ardhmen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *